LAJMI I FUNDIT:

Iu vdiq motra, dhëndri e fshehu testamentin (Video)

Iu vdiq motra, dhëndri e fshehu testamentin (Video)

Me probleme të pronave është duke u ballafaquar edhe Zade Aliu. Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, rasti i saj dallon nga të tjerat.

Ajo po pretendon se motra e saj e ndjerë Hazbije Isa para se të vdiste me shkrim e kishte lënë një testament ku thuhet se banesën që ishte pronë e saj pas vdekjes do ua linte dy vajzave të saja të mitura.

Sipas Zade Aliut, pas vdekjes së motrës ish dhëndri Nesret Isa, e kishte fshehur testamentin e shkruar me dorë dhe e kishte bartur banesën në emrin e tij.


“Ne kemi katër motra, në 2005-ën i kemi blerë dy banesa. Dhe në 2010-ën motra Hazbije Aliu, ka pas një sëmundje të rëndë deh ka vdekur, pjesën tonë që e kemi pas në banesë ne ia kemi falur motrës. Ajo para vdekjes e la një testament për dy vajzat e mitura që i ka lënë. Në testament e ka lënë banesën dy vajzave të veta dhe jemi dëshmitarë gjithë familjarët aty përfshirë edhe ish dhëndrin Nesret Isa. Por, pas kësaj dhëndri e ka bartur banesën në emrin e tij e jo ashtu siç shkruan në testament. Ai e ka fshehur testamentin që ka lënë motra jonë ndjerë”, ka rrëfyer Zade Aliu.

Avokati i Nesret Isës, Avehbi Halili, i kontaktuar nga “Drejtësia në Kosovë”, nuk ka dashur të flasë rreth pretendimeve të Zade Aliut.

Halili nuk ka pranuar as të japë numër kontaktues të Nesret Isës duke i thënë ekipit të “Drejtësia në Kosovë” se për gjithçka është i autorizuar të përfaqësojë Nesret Isën.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=230&v=WPgyD6Wczjg

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori