Qeveria e Maqedonisë ka shënuar njëvjetorin e funksionimit me vlerësimin se me gjithë problemet e trashëguara nga e kaluara, e në veçanti ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, ka arritur ta kthejë vendin në gjendjen normale.
Kryeministri Zoran Zaev, duke bërë një bilanc të punës tha se kabineti i tij ka realizuar shumë premtime në sferën e ekonomisë, konsolidimin e institucioneve, pavarësinë e gjykatave, luftën kundër dukurive negative, e sfera tjera.
Ai theksoi se 365 ditët e kaluara, janë karakterizuar me miratimin e 365 vendimeve apo ndryshimeve në të mirë të vendit.
“Po e ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, si një familje ku të gjithë qytetarët janë të barabartë, të gjithë po ecim drejt NATO-s dhe BE-së. Masat për rritje ekonomike ishin prioritet për ne, tashmë mbi 90 mijë qytetarë marrin paga mujore më të larta. Në buxhetin për vitin 2018 kemi parashikuar 3.1 miliard denarë për zbatimin e masave të reja për rritje ekonomike…”, deklaroi Zaev, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për procesin euro-integrues, por edhe forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, raportet e mira ndëretnike.
Si sukses, Zaev veçoi miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin pritet zgjidhja e problemit me gjuhën shqipe.
“Morën fund politikat e së shkuarës, të cilat nxisnin padurim. Më nuk ka revanshizëm, ndarje në bazë partiake dhe etnike. Në këtë kuadër, propozuam Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin do të zgjerohet përdorimi zyrtar i gjuhës që e flasin të paktën 20 % e qytetarëve në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin 5. Ligji iu mundëson qytetarëve të komunikojnë me institucionet në gjuhën e tyre amtare dhe në këtë mënyrë më lehtë dhe në mënyrë më efikase i përmbushin të drejtat”, tha kreu i Qeverisë së Maqedonisë.
Por, partitë opozitare njëvjetorin e punës së Qeverisë e vlerësojnë të dështuar duke e akuzuar për gjendje të rëndë ekonomike, mospërmbushje të premtimeve për rritje të standardit, ngecje të reformave në gjyqësor, dështim në politikën e jashtme, e çështje tjera.
“Gënjeshtra, shthurje dhe shkatërrim i ekonomisë. Këto janë aktivitetet kryesore të qeverisjes së Zoran Zaevit dhe klanit kriminal rreth tij. Jetë ka, por vetëm për Zaevin, vëllanë e tij, Sheqerinskën, Angjushevin dhe funksionarët e tjerë të LSDM-së. Të gjithë qytetarët e tjerë po luftojnë për mbijetesë, kurse shteti është gjunjëzuar. Populli po varfërohet, po rriten çmimet, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje të pagave të premtuara prej 500 eurosh….”.
“Karteli i krimit është i pranishëm gjithandej. Sipas strategjisë fiskale të Ministrisë së Financave, deri në vitin 2021 borxhi publik do të arrijë në 6 miliardë euro….Në mënyrë të turpshme po bëhet pazar me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare me qëllimin e vetëm të fshihen paaftësia e Qeverisë”, u shpreh Vllado Misajlovski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.
Edhe opozita shqiptare ka vërejtje në veçanti për, siç thonë, rolin përçarës të LSDM-së te votuesit shqiptarë gjatë zgjedhjeve lokale, ngecjet në reformimin e gjyqësorit, por edhe për aspektet ekonomike.
“Para së gjithash janë ndërhyrjet brutale në verdiktin e shqiptarëve në zgjedhjet lokale, vërejtje shumë e madhe e pranishme edhe në Raportin e Progresit. Pastaj kemi ngecjen e reformave në drejtësi, që priteshin shumë duke marrë parasysh edhe kritikat që drejtoheshin nga Zoran Zaevi kur ishte në opozitë, por dhe nga opinioni më i gjerë”.
“Ne, si parti, vlerësojmë se ende nuk janë eliminuar standardet e dyfishta sa i takon gjyqësorit. Në anën tjetër, kemi vlerësime negative për aspektet ekonomike pasi Maqedonia është vendi i fundit në Ballkanin perëndimor sa i përket rritjes ekonomike dhe këto vlerësime vijnë nga Komisioni Evropian”, tha Ilmi Aziri, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, parti kjo e cila ishte fillimisht pjesë e Qeverisë.
Ndërsa, si të arritura gjatë kohës sa ishte në pushtet Aleanca për Shqiptarët, Aziri vlerëson miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe, zgjedhjen e kryeparlamentarit shqiptar dhe shkarkimin e Prokurorit Publik të akuzuar për ndërhyrje të shumta në gjyqësor.
Ndryshe, një vjetorin e punës së Qeverisë, kabineti i kryeministri Zoran Zaev e shënon me formatimin e parë. Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët, tani pjesë e Qeverisë janë Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare që do të kenë nga një post të ministrit dhe disa pozicione tjera në nivelet më të ulëta të pushtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?