Moderatorja e njohur Arbana Osmani është treguar e lumtur për mbështetjen që ka marrë nga një restorant në Gjakovë për fushatën e saj humanitare “Ti je një luledielli”, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Restorant “Glory” në Gjakovë ka mbështetur fushatën sensibilezuese “Ti je një Luledielli” e cila tash e sa kohë po dhuron dritë dhe buzëqeshje për fëmijët në nevojë.
Kjo e ka lumturuar shumë edhe krijuesen e kësaj iniciative humanitare, moderatoren e njohur nga Shqipëria Albana Osmani. Ajo në ditën e fëmijëve, 1 qershorin, ka falënderuar për përkrahjen që i është dhënë nismës së saj për t’i ndihmuar fëmijët me nevojë.
Këtë e ka treguar vet ajo nëpërmjet një komenti që e ka bërë në Instagramin e restorantit në Gjakovë.
“Faleminderit nga zemra per mbeshtetjen tuaj ! Sa shume dashuri ne kete foto ! Sa shume vlen kjo mbeshtetje Femijet per Femijet ! Qofshi bekuar !”, ka shkruar iniciatorja e “Ti je një luledielli”, Albana Osmani.
“TI JE NJË LULEDIELLI” i pati zanafillat si një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.
Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmanit. Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionon kjo fushatë.
Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushet përballen gjatë trajtimeve dhe kurave, fushata “TI JË NJË LULEDIELLI” e përmbushi qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara më shumë dashuri dhe përkushtim. Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratorë, të cilat do të vendosen në funksion të fëmijëve të shtruar që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltronëve të rinj për seancat e kimioterapisë.
Teksa vogëlushet do të marrin trajtimin e nevojshëm në këta poltronë, ata do të kenë mundësi të jenë me të qetë përgjatë seancave, përmes vendosjes së kufjeve në vesh e gjithashtu do të kenë mundësi të shohin filma vizatimorë. Kështu gjithçka do t’i çojë në botën e tyre të bukur dhe kjo do t’ju shërbejë për një lehtësi më të madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.
https://www.instagram.com/p/BiW2nVQl-4L/?taken-by=albanaosmani1
Fushata “Ti je një luledielli” përvec në Shqipëri dhe Kosovë, së fundi ka nisur edhe në Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMenaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos