LAJMI I FUNDIT:

Trump pret sot gjeneralin e Phenianit, merr një letër nga Kim Jong-un

Trump pret sot gjeneralin e Phenianit, merr një letër nga Kim Jong-un

Presidenti Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë një delegacion koreano-verior.

Në këtë vizitë të rrallë, kreu i përfaqësisë nga Peniani do t’i dorëzojë Trump një letër nga udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un, që shton shpresat se samiti mes dy liderëve do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.

Në një vizitë të rrallë në Shtëpinë e Bardhë, krahu i djathtë i udhëheqësit koreano-verior do t’i dorëzojë presidentit amerikan një letër nga vetë Kim Jong-un.


Gjenerali Kim Yong-chol do të jetë në krye të delegacionit që do të takohet me Donald Trump këtë të premte, me shpresën për të kthyer në rrugën e duhur samitin e shumëpritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Është ende e paqartë nëse Trump do ta presë delegacionin në Zyrën Ovale, pasi detajet e këtij takimi janë ende në përpunim.

Megjithatë, përcjell oranews.tv, vizita si dhe letra nga Kim Jong-un shihen si sinjale pozitive për realizimin e samitit mes dy udhëheqësve.

Trump ka shprehur dëshirën për t’u takuar me udhëheqësin koreano-verior në Singapor në 12 qershor, për t’i kërkuar atij të heqë dorë nga armët bërthamore.

Megjithatë, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, presidenti amerikan pranoi se diçka e tillë mund të kërkojë më shumë raunde negociatash të drejtpërdrejta.

Kujtojmë se përpara kësaj vizite në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali Kim Yong-chol u takua edhe me sekretarin e shtetit Mike Pompeo.

Ky i fundit deklaroi se parapërgatitjet për samitin po ecin në drejtimin e duhur, por pranoi se ka ende shumë punë për të bërë.

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori