Francesco Altimari i cili konsiderohet si autoriteti më i madh i filologjisë në mesin e arbëreshëve, profesor në Universitetin e Kalabrisë, mbajti një ligjëratë në Konferencën e Albanologjisë në Tiranë, që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.
Gjatë ligjëratës së tij me titullin ”Skënderbeu, si mit themelues i identitetit arbëresh”, ai u shpreh se “kujtesa kulturore mbetet kur një komunitet ka besim në të në shkallë individuale dhe kolektive, kur individi ka pasion ndaj saj duke respektuar simbolet kyçe të kësaj kujtese”.
Ai tha se “rezistenca e Skënderbeut gjatë ekspansionit turk e bëri atë njëkohësisht dhe si mbrojtës dhe simbol i vlerave të përbashkëta të Evropës dhe jo vetëm hero kombëtar, por ndër mitet e para ndërtuese të identitetit evropian”.
Në fund të ligjëratës ai tha se “arbëreshët, ndryshe nga sa shkruhet, nuk patën një rol të rëndësishëm vetëm sepse e ruajtën gjuhën dhe kulturën, ata në fakt jetësuan dhe zhvilluan një histori të lavdishme politike, fetare, letrare, artistike dhe gjuhësore, e cila pasuron si botën shqiptare, ashtu dhe atë italiane. Figura dhe funksioni i Gjergj Kastriotit në kujtesën historike kolektive dhe në rrënjët identitare të popullit arbëresh duhet të kemi parasysh atë që na kujton një filozof italian i kohëve të tanishme, Mario Vexheti, i cili ka qenë i lidhur me rrënjët identitare të një komuniteti. Vexheti ka thënë se rrënjët identitare rimodelohen gjithmonë brez pas brezi, duket se s’ka të ardhme pa të kaluarën, por unë pohoj tezën e kundërt: s’ka të kaluar pa të ardhme, ne zgjedhim një të kaluar duke seleksionuar atë që na intereson nga historia në raport me të ardhmen që duam. Prandaj rrënjët nuk janë një trashëgimi që duhet t’i vëmë në kasafortë, për të prodhuar kulturë ato duhen riinterpretuar vazhdimisht”.
Kështu ndodhi me mitin e Skënderbeut tek arbëreshët: ata nuk e mbyllën në kasafortë, por e riinterpretuan vazhdimisht për të prodhuar një kulturë jo përsëritëse por përtëritëse.
Ndërkaq, Mateo Mandala, drejtori i Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Palermos, vuri në dukje lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve dhe arbëreshëve. Ai u shpreh se figura e Skënderbeut është ura lidhëse mes arbëreshëve dhe shqiptarëve, teksa shtoi se figura e Skënderbeut për kombin tonë dhe për arbëreshët përfaqëson figurën që i jep kuptim të shkuarës dhe është themel për të ardhmen.
“Figura e Skënderbeut është një nga pikat e referimit që ka sot dhe që ka pasur gjithnjë kultura arbëreshe. Në emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut është ngritur dhe rritur kultura e popullit arbëresh, pasi përmes figurës së tij u ndërtua dhe jetësua kultura dhe e gjithë kujtesa e kësaj popullate dhe fatin që e shoqëroi këtë popullatë”, tha Mandala. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje