LAJMI I FUNDIT:

Nga tash të dhënat për cilësinë e ajrit në kohë reale

Nga tash të dhënat për cilësinë e ajrit në kohë reale

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka prezantuar softverin për paraqitjen në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit në Kosovë, ku tha se qasja në këto të dhëna i jep mundësi ministrisë që ajo drejton që të marrë vendime dhe masa drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit.

Reshitaj në një konferencë për media, tha se të dhënat për kualitetin e ajrit deri tash janë publikuar vetëm nga stacioni pranë Ambasadës Amerikane, dhe tash këto informacione janë për ministrinë dhe opinionin ku do të kenë 5 lloje të grimcave.


“Pra grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale dhe validimi dhe transmetimi bëhen në linkun publik të cili iu kemi mundësuar me pa, këta janë stacionet monitoruese që i kemi në gjithë vendin tonë, qasja në këto të dhëna do të jap mundësi që në bazë të vlerave të ndotësve për periudha të caktuara, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të marrë vendime dhe masa drejt zvogëlimit të tyre“, tha Reshitaj.

Sipas saj, deri tash informacionet do të mblidhen nga tetë stacione monitoruese, por qeveria amerikane dhe gjakja japoneze janë duke punuar në rritjen e numrit të këtyre stacioneve në qytete tjera.

“Deri më tani këto informacione do të merren nga tetë stacione monitoruese, dhe ato janë të kolalizuara në gjashtë komuna të Kosovës, Prishtinë janë dy stacione, Drenas, Hani i Elezit, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë“, tha Reshitaj.

Ajo shtoi se janë disa plane afatmesme dhe afatgjatë që do t’i ndërmarrin për zvogëlimit të ndotjes së ajrit por duhet kuptuar se këto problematika nuk zgjidhet për një muaj apo një vit.

Reshitaj tha se janë mobilizuar me institucionet tjera dhe beson që secila ministri dhe komunë do ta jap maksimumin për ta ulur nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Ekonomi
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Kalo në kategori