LAJMI I FUNDIT:

72 vjeçari Hasan Kamberi, shembull për rininë shqiptare (Video)

72 vjeçari Hasan Kamberi, shembull për rininë shqiptare (Video)

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Hasan Kamberin, 72 vjeçarin nga Tetova që është shembull për rininë në Pollog e më gjërë.

Ai konsiderohet si themelues i bodybuildingit shqiptar në Pollog dhe rrethinë. Hasani paraqet shembull shumë ideal për ata që stërviten nëpër klube bodybuildingu.


Tashmë 72 vjeçarë, Hasani tash është në pension, por ka ushtuar që prej moshës 25 vjeçare, dhe thotë se ndjehet shumë mirë, i fuqishëm e ndonjëherë garon edhe me të rinjtë.

”Unë jam si themelues i bodybuildingut në Maqedoni dhe trevat më të gjëra. Ushtroj prej moshës 25-26 vjeçare. Kam organizuar garat në Jugosllavi, në Tetovë ku morën pjesë shumë garues të famshëm botëror kështu që aty e mora vendin e katërt”, deklaron ai.

Si një sportdashës, Hasani sugjeron të rinjtë se ky sport është një ndër sportet më të mira. Ai kërkon nga të rinjtë që të ushtrojnë për veten, për shëndetin dhe kështu i largohesh duhanit, nikotinës, alkoolit, drogës.

”Gjithë kjo le të jetë në favor të të rinjëve dhe vetes suaj. Në trup të shëndoshë edhe shpirti i shëndosë”, shprehet Hasani.

Si një veteran i këtij sporti, shokët në palestër e konsultojnë shpesh për ushtrime, kurse vetë ai ushtron disa orë në ditë, për më shumë se katër ditë në javë. Miqtë, shokët dhe të tjerët i këshillon për jetën dhe për sfida të ndryshme që ai deri tani i ka kaluar, duke i bekuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori