LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë nuk e pranojnë emrin “Ilindenase”

Qytetarët e Maqedonisë nuk e pranojnë emrin “Ilindenase”

Agjencia për hulumtime të mendimit publik “M-Prospekt” dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), realizuan një anketë telefonike, në lidhje me çështjen e emrit.

Me këtë rast, shumica e qytetarëve (61,5%) janë përgjigjur se në referendum nuk do ta votonin emrin Maqedonia Ilindenase.

Mbi 70% e maqedonasve etnik nuk do ta votonin këtë emër, kurse nga adhuruesit e OBRM-PDUKM-së, ky numër është 92,7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Hulumtimi tregon se “Ilindenase” është më pak e pranueshme se sa “e epërme”, pra 41,5% do ta pranonin “e epërme”, kurse vetëm 27,2% do ta pranonin “Ilindenase”.

52,4% e qyetetarëve nuk do ta pranonin emrin “Ilindenase”, edhe nëse shteti anëtarësohet në BE.

Hulumtimi u realizua në periudhën 23026 maj dhe u pyetën 1.047 persona të moshës mbi 18 vjeçare. Gjasat e saktësisë së të dhënave janë 95%. Gabimi i mundshëm në kalkulim është -/+3./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori