LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët mendojnë se Maqedonia shkon në drejtim pozitiv, maqedonasit nuk mendojnë kështu (Anketë)

Shqiptarët mendojnë se Maqedonia shkon në drejtim pozitiv, maqedonasit nuk mendojnë kështu (Anketë)

Hulumtimi më i ri i “Top Tema” dhe “Vasha Strana”, e përpunuar nga Tv Telma dhe QMBN (Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkomëbtar) tregon se qytetarët janë të ndarë në lidhje me vlerësimin e punës së Qeverisë Zaev.

36,8% e qytetarëve kanë deklaruar se puna e Qeverisë e ka lëvizur vendin në drejtim negativ, 35,1% mendojnë se vendi ka shkuar në drejtim pozitiv, 22,4% mendojnë se nuk ka ndryshim të situatës, kurse 5,7% nuk e dinë ose kanë kundërshtuar përgjigjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas përkatësisë etnike, shqiptarët mendojnë se vendi po shkon në drejtim pozitiv, kurse maqedonasit mendojnë se vendi shkon në drejtim negativ.


Për nga mbështetja partiaje, 8,1% e mbështetësve të OBRM-PDUKM-së mendojnë se vendi shkon në drejtim pozitiv, kurse 73% mendojnë të kundërtën. Ato 35% që mendojnë se vendi lëviz në drejtim pozitiv janë mbështetës të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës Shqiptare.

Në lidhje me atë se sa janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 35,4% kanë deklaruar nuk janë të kënaqur, 32,5% kanë deklaruar se deri diku janë të kënaqur, 16,5% kanë deklaruar se plotësisht janë të kënaqur, 12% kanë deklaruar se deri diku nuk janë të kënaqur, kurse 3,6% kanë deklaruar se nuk e dinë ose kanë kundërshtuar përgjigjen.

Shqiptarët dhe maqedonasit janë barabartësisht të kënaqur me Qeverinë, kurse të pakënaqurit dallojnë, pra 37,9% maqedonas dhe 29,1% shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të pyetur se në cilën sferë Qeveria u përkushtua më shumë, 36,3% janë përgjigjur për çështjen e emrit, 22,4% për integrimet në NATO dhe BE, 3,9% për politikë të jashtme, 2,9% për punësime.

26,8% e qytetarëve kërkojnë nga Qeveria më shumë vende pune, 25% kërkojnë zhvillim ekonomik, 9% kërkojnë shëndetësi dhe 6,4% kërkojnë mbrojtje sociale.

Të pyetur se cila ministri ka punuar më mirë, 50,6% janë përgjigjur se nuk e dinë ose kanë kundërshtuar të përgjigjen, 9,3% mendojnë se Ministria e Punëve të Jashtme punon më mirë, 8,6% mendojnë se MPB-ja punon më mirë, pastaj MASH-i me 6,6%, Financat me 3,6%, etj.

Të pakënaqur nga masat ekonomike dhe punësimi janë 60% e qytetarëve, 61% nuk janë të kënaqur nga rroga minimale, 60,3% nuk janë të kënaqur nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit, 59% nuk janë të kënaqur nga reformat në gjyqësi, e 63,6% nuk janë të kënaqur nga shëndetësia.

Vetëm në arsim, 49,3% janë të kënaqur me reformat, pra një nivel mjaft i lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori