LAJMI I FUNDIT:

Gjermanishtja, kushti i Austrisë për përfitimet e emigrantëve

Gjermanishtja, kushti i Austrisë për përfitimet e emigrantëve

Koalicioni qeveritar në Austri ka zbuluar planet për shkurtimin e pagesave që përfitojnë emigrantët, përfshi edhe refugjatët, në një lëvizje që synon të frenojë flukse të reja të ardhurish.

Pagesa kryesore e përfitimeve do të jetë jo më e lartë se 563 euro në muaj, por do të rritet deri në barazimin e shumës që përfitojnë austriakët (863 euro) vetëm nëse ata kalojnë testin e gjuhës gjermane.

Emigrantëve do t’iu ndalohet gjithashtu të përfitojnë nga një ndihmë e tillë sociale për 5 vitet e para. Kancelari konservator, Sebastian Kurz, i cili bashkëqeveris me ekstremin e djathtë, është zotuar të ndjekë një linjë të ashpër ndaj emigrantëve.


“Rregulli fundamental që ne do të prezantojmë është se, gjermanishtja do të jetë elementi kyç që do të zhbllokojë qasjen në përfitimin e plotë minimal”, tha Kurz gjatë një konference për shtyp këtë të hënë.

Sipas tij, kjo nënkupton se, ata që tregojnë aftësi të pamjaftueshme mbi gjuhën, nuk do të mund të marrin minimumin e plotë të përfitimit.

Ky njoftim e vendos Austrinë në konflikt të hapur me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, pasi rregullat e BE-së për lirinë e vendosjes kërkojnë që qytetarët e të gjitha vendeve të trajtohen në mënyrë të barabartë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori