LAJMI I FUNDIT:

Lëng nga akacia e bardhë, të cilin kurrë nuk do ta harroni: Plot vitaminë C, i shëndetshëm dhe me shije të papërsëritshme!

Lëng nga akacia e bardhë, të cilin kurrë nuk do ta harroni: Plot vitaminë C, i shëndetshëm dhe me shije të papërsëritshme!

Lëngu nga akacia i ka të gjitha cilësitë ushqyese dhe shëruese të kësaj bime.

Sezoni i akacies së bardhë ka filluar, ndërsa derisa ky dru i magjishëm dhe aromatik është në lulëzim e sipër, është rasti ideal që të provoni pijen e shkëlqyeshme dhe të shëndetshme me shije të papërsëritshme çfarë mund ta ketë vetëm akacia, transmeton Telegrafi.

Lulet e bardha aromatike tajitin shumë nektar, ndërkaq janë të shijshme edhe si lëng, çaj, në sallata apo të marinuara. Përmbajnë plot vitaminë C, vajra eterike, rrëshirë, gligozidflavonik, akacinë.


Ndonëse nga akacia mund të bëhet shurup në të njëjtën mënyrë si edhe nga lulet e shtogut, ne ju propozojmë të provoni edhe lëngun e freskët nga akacia në të cilin ruhen të gjitha cilësitë ushqyese dhe shëndetësore të kësaj bime.

Procedura: Lulet e akacies më parë mblidhen derisa janë duke çelur, sepse atëherë janë më të pasura me përbërës shëndetësor.

Kalaveshët e vjelë radhisni në kavanoza qelqi, derisa të mbushen.

Vloni ujin dhe lëreni të qëndrojë derisa të ftohet, pastaj mbusheni kavanozat me ujë, në secilin shtoni lëng prej një limoni, mbuloni me kapakë dhe lërini të qëndrojnë 24 orë.

Pastaj lëngun kullojeni dhe shtoni mjaltë aq sa lëngu të jetë paksa më shumë i ëmbël, sepse para shërbimit zbutet me ujë në përmasa 1:1.

Nga secili kavanoz do të përftoni rreth gjysmë litri lëng të pastër, që do të thotë që me rastin e përzierjes me ujë përftoni 1 litër lëng nga një kavanoz.

Lëngun duhet pirë menjëherë, ndërkaq deri sa ta konsumoni ruajeni në frigorifer, më së shumti disa javë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori