“Ekziston dëshira për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shfrytëzim të të gjitha potencialeve dhe resurseve për avancim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të ndërsjella të dy vendeve fqinje, me çka do të inkurajohej dhe do të nxitej prosperiteti i dy shteteve”. Ky është konkludimi i i dy krerëve të Kuvendeve, të Maqedonisë dhe të Serbisë, pas takimit të tyre të përbashkët në Republikën e Serbisë. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë u takua me nënkryetarin e Kuvendit popullor, Vladimir Marinkoviq. Nga Kabineti i Xhaferit kumtuan se takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore, që tregon në afërsinë dhe lidhjet e afërta të dy vendeve fqinje të cilët kanë pasur të kaluar të përbashkët në historinë e afërt.
Xhaferi theksoi se dy vendet duhet të promovojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të paraqiten bashkë atje ku kanë prioritetet të njëjta, siç është anëtarësimi në BE dhe bashkë apelojnë para palëve të treta për tërheqje të investimeve për progresin e rajonit. Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të grupeve të deputetëve për bashkëpunim e dy shteteve.
Xhaferi është takuar edhe me kryetaren e Unionit internacional, Gabriela Kuevas Baron, e cila ka qenë në Beograd në kuadër të Seminarit rajonal të IPU me temë “Bashkëpunimi parlamentar për zhvillim të qëndrueshëm: Luftë kundër varfërisë dhe avancimit të shëndetësisë”. Krahas takimeve të mbajtura, Xhaferi ka dhënë intervistë edhe për disa media serbe, me çka e përfundoi vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë. Gjatë intervistës për mediat serbe, i pyetur për qëndrimin e tij personal për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, Xhaferi deklaroi se kundër Gruevskit nuk ka asgjë personale ndërsa përplasja në seancën ku votohej Ligji për përdorimin e gjuhëve ndodhi për shkak krizës psikologjike në të cilën gjendej Greuvski si pasojë i proceseve gjyqësore që zhvillohen ndaj tij.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Personalitetet publike përgjigjen vetëm për sjelljen e tyre në publik. Përleshja ishte si pasojë e krizës psikologjike duke pasur parasysh se shumë procese për vepra penale zhvillohen ndaj tij. E gjithë kjo ishte arsye që ai në atë moment nuk mundi ta kontrollojë vetën”.
Në fund të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, Xhaferi e ka vizituar Preshevën, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, kryetari i këshillit komunal, Sami Salihu dhe gjithë udhëheqësia komunale./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=GZ8EaQY0LGY
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova