LAJMI I FUNDIT:

Kosova zotohet për riklasifikimin e veteranëve

Kosova zotohet për riklasifikimin e veteranëve

Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit perëndimor kanë nxjerr disa konkluzione të përbashkëta të dialogut ekonomik dhe financiar, ku Kosova ndër të tjera u dakordua të plotësojë proceset e certifikimit dhe riklasifikimit të veteranëve të luftës.

Sipas një komunikate të zyrës së BE-së në Kosovë, Kosova, e cila ende paraqitet me fusnotë, u dakordua të eksplorojë mundësinë e krijimit të një mekanizmi të pavarur mbikëqyrës për politikën fiskale.


“Gjithashtu, Kosova u dakordua të plotësojë proceset e certifikimit dhe riklasifikimit të veteranëve të luftës, të forcojë kapacitetet institucionale për planifikimin dhe menaxhimin e investimeve, si dhe të përmirësojë qasjen në financa për ndërmarrjet. Autoritetet u angazhuan të përmirësojnë politikën monetare dhe të finalizojnë kornizën e zgjidhjeve të bankave dhe të menaxhimit të krizave.

Po ashtu, Kosova u dakordua të krijojë Fondin e Efikasitetit së Energjisë dhe të miratojë stimujt e efikasitetit të energjisë për sektorin privat dhe përdoruesit familjarë. Kosova duhet të përfundojë derregullimin e çmimeve të energjisë dhe të përfundojë një studim për një plan për rritjen graduale të tarifave të energjisë, në mënyrë që të pasqyrohen kostot aktuale. Gjithashtu, Kosova u dakordua të miratojë Strategjinë e re dhe Planin e Veprimit për luftimin e ekonomisë informale. Kosova duhet të shtojë fushëveprimin e masave të tregut aktiv të punës dhe të kryejë një analizë të nevojave të shkathtësive. Kosova u angazhua të vendosë skemën e përgjithshme të sigurimeve shëndetësore dhe të rrisë nivelin e regjistrimeve në arsimin parashkollor”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, Maqedonia u dakordua të zhvillojë një strategji afatmesme të konsolidimit fiskal, të stabilizojë raportin e borxhit publik, të miratojë ligjin organik të buxhetit, si dhe të krijojë një këshill fiskal të pavarur.

“Autoritetet duhet t’i riorganizojnë dhe t’i orientojnë më mirë transfertat e pagesave dhe subvencionet bujqësore, të përmirësojnë mbledhjen e taksave dhe të reduktojnë borxhet e sektorit publik. Autoritetet u dakorduan të punojnë në zgjidhjen e kredive të këqija dhe të inkurajojnë përdorimin e monedhës vendase. Për të luftuar sektorin informal, autoritetet duhet të përgatisin vlerësimet e rrezikut dhe të vendosin masat e duhura. Vendi pranoi të qartësojë mandatin e inspektorateve dhe të përmirësojë procedurat, të krijojë një regjistër publik të ngarkesave para-fiskale, si dhe të forcojë kapacitetet e gjykatave civile për të trajtuar mosmarrëveshjet tregtare. Së fundmi, qeveria u dakordua të modernizojë sistemin arsimor, të rrisë regjistrimet në arsimin parashkollor, të reformojë Arsimin dhe Aftësimin Profesional, të lehtësojë qasjen në tregun e punës dhe të miratojë ligjin për mbrojtjen sociale”, thuhet n ë komunikatë.

Rekomandimet e politikave të dakorduara për Shqipërinë, sipas BE-së, përqendrohen në ndjekjen e konsolidimit fiskal, zhvillimin e politikës monetare në përputhje me arritjen e objektivit të inflacionit, dhe zbatimin e masave të mbetura të strategjisë së zgjidhjes së kredive jo-performuese.

“Shqipëria u dakordua të sigurojë liberalizimin efektiv të tregut të energjisë dhe funksionimin e shkëmbimit të energjisë, të zgjerojë më tej përzierjen e furnizimit me energji duke stimuluar efikasitetin energjetik, si dhe të forcojë procesin e regjistrimit kadastral të tokave dhe pronave. Së fundi, autoritetet u angazhuan të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për zbatimin e politikave të punësimit, në veçanti për të rinjtë dhe gratë, si dhe që të trajtojnë punën e padeklaruar”, thuhet në komunikatë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori