Votimi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës i Radomir Laban, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, nxiti reagime për shkak të kaluarës së tij.
Laban i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Kralevës për shkak të marrjes së ryshfetit dhe ishte dënuar me burgim prej gjashtë vitesh, është në listën e të kërkuarve nga INTERPOLI.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos e dekretojë si gjyqtar të Kushtetueses, Radomir Labanin derisa të mos përfundojnë hetimet mbi këtë rast.
KMDLNj madje ka theksuar se votimi i tij në Kuvend për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, është lëshim i atyre që është dashur të bëjnë verifikimin e të kaluarës së tij dhe çdo kandidati tjetër.
“Laban kur ka aplikuar për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ka fshehur informatat e sakta sa i përket të kaluarës së tij. Ai para deputeteve dhe në aplikacionin e tij në Gjykatë ka paraqitur një dëshmi mbi të kaluarën e tij të cilën sigurisht se e ka marrë në Graqanicë, ku edhe jeton. Deputetët kanë pasur mungesë të informatave të nevojshme mbi të kaluarën e z. Laban ndaj edhe e kanë votuar. KMDLNj mendon se është lëshim i atyre që është dashur ta bëjnë verifikimin e së kaluarës të çdo kandidati që ka konkurruar për pozitën e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese aq më parë që nuk mund t’iu besohet kandidatëve për të kaluarën e tyre”, thuhet në përgjigjen e KMDLNj-së për Telegrafin.
E për votimin e Radomir Laban si gjyqtar ka pasur reagime edhe nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është turp i madh për Kuvendin e Kosovës që të votoi për gjyqtarë një person me të kaluar kriminale.
“Unë kam pasur reagime lidhur me këtë skandal. Është turp i madh për Kuvendin të votoi për një person me të kaluar kriminale dhe qe kërkohet nga Interpoli. Në momentin kur Lista Serbe atë ditë ka thënë qe ai person duhet votuar, ka qenë e qartë që bëhet fjalë për një person të tillë. Ne kemi bërë përpjekje në seancë t’u kërkojmë deputetëve të grupeve tjera të mos e përkrahin por përgjigja e tyre ishte “është vendimi i koalicionit që të përkrahet i njëjti”. Pas asaj kemi kuptuar vërtetë që ai person është i dënuar për krime të rënda”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka theksuar se i janë drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, në mënyrë që të mos e dekretojë Radomir Labanin.
“I kemi shkruar presidentit në mënyrë që i njëjti të mos e dekretoj në institucionin më të rëndësishëm këtë person të dënuar si pjesë e një grupi kriminal. Është fatkeqësi e madhe që Kosova është shndërruar në një vend që rehabiliton kriminelët serb. Deputetëve duhet të ju vije turp për këtë, sepse me votën e tyre e mundësuan. Presidenti nuk duhet t’a dekretoj sepse e ndalon Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese. Nëse e bën, ai bënë shkelje Kushtetuese”, është shprehur Haxhiu.
E siç duket reagimet e shumta kanë pasur efektin pozitiv sa i përket kësaj çështje, pasi që presidenti Hashim Thaçi dje ka marrë vendim që të mos e dekretojë Radomir Labanin derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë. Këtë veprim të presidentit Thaçi, KDMLNj e ka cilësuar si veprim të drejtë.
Laban është njëri nga 21 të dënuarit në kuadër të procesit gjyqësor ndaj të ashtuquajturës mafia e doganave, që u zhvillua në Gjykatën Speciale për krim të organizuar në Beograd.
Arrestimet në lidhje me këtë aktakuzë filluan në vitin 2006, kurse Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar, në vitin 2011 nxori aktgjykim, sipas të cilit grupi është dënuar sipas aktakuzës se kanë përfituar shuma shumëmilionëshe në mënyrë të kundërligjshme përmes kontrabandës së mallrave, duke përfshirë cigaret, alkoolin, pajisje shtëpiake dhe mallrave të tekstilit.
Radomir Laban u gjykua si punonjës i Departamentit të Inteligjencës në Drejtorinë e Doganave, dhe përveç dënimit me burgim i është shqiptuar edhe ndalesa për të kryer aktivitetet dhe detyrat në të gjitha organet dhe në të gjitha vendet e punës në Drejtorinë e Doganave të Serbisë për një periudhë prej dhjetë vjetësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
KQZ merr vendim për numrin e fletëvotimeve në zgjedhjet e 9 shkurtit
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri