LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Kurtit: Zgjedhjet nuk bëhen me demagogji, bëni 61 vota në Kuvend

Krasniqi, Kurtit: Zgjedhjet nuk bëhen me demagogji, bëni 61 vota në Kuvend

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në tryezën e subjekteve politike tha se ka devijuar qëllimi i këtyre takimeve nga organizatori i tryezës së sotme.

Krasniq tha se deklarata e Kurtit ishte një shfryrje.

“Jemi pajtuar që të mbajmë tryeza të tilla për të arritur konsensus për tema nacionale. Përveç  që u pajtuam që të kemi pajtueshmëri për një Grup punues të përbërë prej shefave të grupeve parlamentare, qëllimi i radhës ishte që të kemi tentim arritje të konsensusit nacional. Mirëpo, prapë kemi veprim të njëanshëm nga organizatori i tryezës, që është kundër konsensusit. Diskutimi nga Kurti, nuk ishte as afërsisht tentim për të pasur konsensus, por ishte një shfryrje”, tha Krasniqi.


Ai po ashtu tregoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur mbajtje të seancave më shumë në vitin 2018 se në vitet paraprake, edhe pse s’ka pasur produktivitet.

“Kuvendi i Kosovës në vitin 2018 ka pasur më shumë seanca se në cilën do vit të mundshëm. Nuk po them që ka pasur produktivet, por ka pasur debate të ndryshme. Prej që ka kuvend Kosova para dhe pas pavarësisë asnjëherë s’ka pas më shumë orë pune. Këto tryeza janë ofruar që të jenë temë e diskutimeve që të lehtësojnë punën në kuvend. Ndërsa ju sot keni thirr tryezë për të organizuar zgjedhje. Kuvendi është organ të marrë vendim për zgjedhjet, e jo tryezat”, tha tutje ai, raporton Telegrafi.

Krasniqi gjithashtu shprehu gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje nëse edhe opozita do jenë të gatshëm për zgjedhjet.

Ai tha se Kosova nuk është krizë, por ka sfida për zgjidhjen e temave nacionale, dhe kjo sipas tij është arsyeja e mbajtjes së këtyre tryezave për të arritur konsensus.

“PDK është kundër zgjedhjeve mirëpo ne jemi gati për zgjedhjet. Për 45 ditë urdhëroni niseni mocionin nëse ju jeni gati për zgjedhje. Por zgjedhjet nuk nisen me këtë demagogji që po bëni ju tash. Vendi nuk është në krizë, ndoshta opozita është në krizë për shkak të krizës së vet. Kosova ka sfida të shumta dhe për shkak të këtyre sfidave kemi kërkuar konsensus. Janë tema për të cilat ne s’kemi qare pa u marrë. Kosovës sot i duhet stabilitet dhe konsensus për tema të mëdha nacionale. Unë e di që opozita kur humb në zgjedhje prapë donë zgjedhje me këqyrë me marr ndonjë votë më shumë”, tha tutje Krasniqi duke shtuar se tema në këtë tryezë është është farsë.

“Sepse s’ka interes dhe guxim për zgjedhje. Është kidnapuar ideja për zgjedhje. Sot ku jemi pajtuar që të arrijmë një konsensus më të gjerë. Nëse doni zgjedhje niseni votën e mosbesimit, bëni 61 vota në kuvend dhe të shohim. Po mos bojkotoni tryeza të radhës siç keni vepruar.  Pasi jeni një parti me peshë në vend”, theksoi Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Kalo në kategori