LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Njëqind milionë produkte bujqësore janë shitur, ndërsa për to njerëzit nuk kanë asnjë gjurmë zyrtare

Angjushev: Njëqind milionë produkte bujqësore janë shitur, ndërsa për to njerëzit nuk kanë asnjë gjurmë zyrtare

Zv. kryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, mori pjesë në debatin me titull “Bisedat Ekonomike, Financat Publike në udhëkryq”, e organizuar në Fakultetin Ekonomik të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga zyra e tij, Angjushev theksoi se kjo është një temë shumë serioze që prek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht menaxhimin e fondeve buxhetore të mbledhura nga taksapaguesit.

Në fjalën e tij gjatë hapjes së debatit, zv. kryeministri theksoi disa elemente në të cilat ai sheh një mundësi për përmirësim kur është fjala për rritjen e fondeve buxhetore, si dhe mënyrën në të cilën këto fonde janë ndarë në drejtim të zhvillimit më intensiv ekonomik.


“Një nga vërejtjet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë ishte rreth nivelit të ekonomisë në hije në shtet. Është një segment që mund të përmirësohet shumë dhe në këtë mënyrë mblidhen më shumë fonde në buxhet. Si për shembull, ne mund të marrim prodhimin bujqësor, i cili sipas të dhënave zyrtare çdo vit arrin në rreth 1 miliard euro, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë të destinuara për eksport. Sipas analizave të para të bëra njëqind milion produkte bujqësore janë shitur, ndërsa për to njerëzit nuk kanë asnjë gjurmë zyrtare, kjo është një shtrembërim i sistemit ekonomik”, tha Angjushev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori