LAJMI I FUNDIT:

Dren Mullafetahu, një zë i ri melankolik në estradën shqiptare

Dren Mullafetahu, një zë i ri melankolik në estradën shqiptare

Edhe një zë melankolik i shtohet estradës sonë muzikore.

Dren Mullafetahu është këngëtari i radhës që ka sjell një këngë të veçantë.

“Bardh”, titullohet kënga e parë e prizrenasit, të cilën e ka xhiruar live dhe me klip të veçantë.


Ai në një prononcim për Telegrafin ka pohuar se është ndarë mjaft i kënaqur me punën e realizuesve.

“Ky është videoklipi im i parë. Jam shumë i kënaqur me realizimin. Shpresoj se do t’iu pëlqej fansave dhe publikut”, tha Mullafetahu.

Ai më tutje pohoi se ky është vetëm fillimi në vazhdën e shumë këngëve që do të sjell në muajt në vijim. /Telegrafi/