LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kadare më dha një porosi që t’ia përcjell kryeministrit Haradinaj

Hoti: Kadare më dha një porosi që t’ia përcjell kryeministrit Haradinaj

Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar zëvendësministri Rexhep Hoti në Shqipëri, pati një të tillë edhe me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, me të cilin diskutoi për kulturën dhe arsimin këndej dhe andej Drinave.

Kadare e Hoti biseduan edhe për mundësinë e avancimit të projekteve madhore në shërbim të trungut të përbashkët kulturor dhe veçmas në kujdesin e vazhdueshëm ndaj gjuhës shqipe.

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, e informoi shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Kadare, për politikat dhe aktivitetet që ndërmerr MKRS-ja në raport me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij si dhe të revistave letrare dhe në anën tjetër të përkrahjes së bibliotekarisë fuqizimit të rrjetit bibliotekar në Kosovë.

Ndërkaq, nga ana e tij, shkrimtari Kadare, ndër të tjera u shpreh se nevojitet botim dhe qarkullim më i madh i librit në shqip qofshin ata autorë shqiptarë apo të huaj.

Kadare i tha zëvendësministrit Hoti që t’ia përcjellë si porosi edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që bashkërisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të bëjnë lehtësimin e politikave ndaj librit ashtu që ai të lëviz pa barriera këndej dhe andej Drinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori