LAJMI I FUNDIT:

Diva po rikthehet! Adelina Ismaili gati për të publikuar klipin e ri “T’iqe”

Diva po rikthehet! Adelina Ismaili gati për të publikuar klipin e ri “T’iqe”

Ka disa vite që u mungon shqiptarëve me prurjet e reja në muzikë dhe stilin e saj unik.

Por epitetin që e gëzon si “Diva e muzikës”, duket se do të vazhdojë ta mbajë duke sfiduar përherë tregun muzikor shqiptar.

Adelina Ismaili gati për rikthimin e saj

Fjala është për këngëtaren e njohur Adelina Ismaili, e cila po rikthehet me një projekt të ri muzikor.


“T’iqe” mban titullin kënga e saj më e re, e cila do të publikohet edhe me klip.

Adelina ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale një video të shkurtër, ku ka paralajmëruar se është gati për rikthimin e fuqishëm.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi projektin, duke lënë gjithçka befasi për fansat, por në ato pak sekonda të videos promovuese, vërehet se diva po rikthehet me stilin e saj kontrovers dhe sfidues për emrat e njohur të estradës.

Për të gjithë ata që nuk e dinë “t’iqe” është shkurtesë e emrit “Hatixhe”, e se çfarë ka në mendje diva tu servojë fansave të saj me këtë titull kaq karakteristik, kjo mbetet të shihet nesër (e shtunë), pasi të publikohet klipi. /Telegrafi/