LAJMI I FUNDIT:

Ponomarev: Është e mundur destabilizimi i Maqedonisë në rast anëtarësimit në NATO

Ponomarev: Është e mundur destabilizimi i Maqedonisë në rast anëtarësimit në NATO

Maqedonia duhet të jetë gati për destabilizimin e qëllimshëm të situatës nga ana e “aktorëve” rusë në rast ftese të mundshme për anëtarësim në NATO, nëse mosmarrëveshja për emrin është zgjidhur, informon për korrospondenten AIM,Ilya Ponomarev, deputet në Kuvendin ruse.

Si anëtar i Partisë Social Demokratike të Rusisë së Drejtë, Ponomarev u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 në Rusi dhe në vitin 2011. Imuniteti i tij në Kuvend u hoq në vitin 2016 pasi u nis për në Shtetet e Bashkuara për shkak të kërcënimeve për jetën që ai mori si një ligjvënës i vetëm që votoi kundër ribashkimit të Krimesë. Më pas, ai u akuza penalisht për shpenzimet e dyshimta të paligjshme të parave në Fondacionin Skolkovo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për situatën rreth Maqedonisë, unë njoh një nga njerëzit atje të cilët me siguri merren me këtë çështje dhe jam i bindur se ata qëllimisht duan të destabilizojnë situatën në kontekstin e pranimit të Maqedonisë në NATO”, deklaroi Ponomarev.


Këto pikëpamje duhet të merren seriozisht, sepse si deputet dhe kryetar i Komitetit të Kuvendit për inovacione dhe investimet kapitale,Ponomarev ka qenë në qendër të ngjarjeve për një kohë të gjatë dhe ka folur personalisht me kryetarin rus Vladimir Putin në shumë raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori