LAJMI I FUNDIT:

Pesë kërkesat e diasporës shqiptare për institucionet (Video)

Pesë kërkesat e diasporës shqiptare për institucionet (Video)

Behar Xharra, drejtor ekzekutiv i organizatës Germin sot në Kuvendin e Kosovës prezantoi pesë kërkesat e diasporës, të cilat sipas tij vijnë nga takimi me bashkatdhetarët dhe që janë me rëndësi për ta.

Ai tha se e drejta e votës-përmirësimi i procesit të votimit jashtë vendit, mësimi plotësues i gjuhës shqipe, përfaqësimi në politik-bërje, kartoni i gjelbër si dhe angazhimi i profesionistëve të diasporës janë shumë të rëndësishme për diasporën.


Xharra duke folur në Kuvendin e Kosovës ku ishin të pranishëm edhe shumë përfaqësues nga diaspora tha se gjatë kësaj periudhe beson se do të arrijnë t’i fuqizojnë lidhjet e diasporës me ministritë përkatëse, raporton Telegrafi.

“Besoj që këto ditë do të jenë të frytshme për tu lidhur direkt me interesat e vendit”, tha ai.

Sipas tij, si organizatë “Germin” për dy vitet e fundit i kanë takuar rreth 700 persona në 11 shtete të ndryshme, nëpërmjet mënyra të ndryshme dhe ku të gjithë kanë pasur mundësi t’i paraqesin kërkesat e tyre.

Ai tha se diaspora shqiptare ka shumë njerëz të aftë e profesionist të fushave të ndryshme.

“Sot diaspora shihet kryesisht si diçka monetare, si mënyrë për ta ndihmuar Kosovën…. qasja ndaj diasporës ka qenë e njëanshme”, tha ai, duke shtuar se edhe pse janë jashtë vendit gjithmonë mundohen të rilidhen me vendin dhe shprehu besimin se përmes një dialogu më të strukturuar do t’ia arrijnë ta lehtësojnë lidhjen me atdheun.

Xharra në Kuvendin e Kosovës prezantoi katër kërkesat e diasporës shqiptare, e të cilat janë: e drejta e votës -përmirësimi i procesit të votimit jashtë vendit; mësimi plotësues i gjuhës shqipe; përfaqësimi në politik-bërje, kartoni i gjelbër si dhe angazhimi i profesionistëve të diasporës.

Kërkesat e diasporës mund t’i dëgjoni nga minuta e 22-të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori