LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare kryhet intervenim i komplikuar kirurgjik

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare kryhet intervenim i komplikuar kirurgjik
Foto: Arkiv

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer operacioni i dytë i transpozicionit të arteries subclavia (arteria që e ushqen dorën me gjak) në arteria carotiscommunis (arteria e përbashkët gjumore që e ushqen trurin me gjak) në anën e majtë, për shkak të “sindromit të vjedhjes së gjakut nga arteria e dorës prej trurit”.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se sindroma e “vjedhjes së gjakut” nga arteria subclavia (arteria që e ushqen dorën me gjak) karakterizohet me ngushtimin ose mbylljen e kësaj arterie, me lokalizim afër origjinës së arteries vertebrale (arteries unazore të qafës).


Në këtë rast, arteria subclavia e “vjedhë” gjakun nga qarkullimi i arteries vertebrobasilare, (të dy këto arterie e ushqejnë trurin me gjak) në drejtim të kundërt të rrjedhjes, për të furnizuar me gjak dorën gjatë përdorimit të saj, duke rezultuar me pamjaftueshmëri vertebrobasilare, (në këtë rast dora ja “vjedhë” gjakun trurit).

Pacientja H.Q, 68 vjeç me hipertension, dislipidemi (yndyra të rritura), në Kirurgji Vaskulare ishte paraqitur me humbje ekuilibri, dhembje koke, marramendje dhe mjegullim të të pamurit herë pas here, që ndodhte kur ajo e përdorte dorën e saj të majtë, gjatë punëve në shtëpi dhe në kopsht.

“Rasti në fjalë ishte kundër indikacion për trajtimin endovaskular (me vendosje të stentit), sepse  ngushtimi dukej jo koncentrik dhe ishte shumë afër arteries vertebrale. Për shkak të pengesave, simptomave dhe shenjave klinike të përmendura më sipër, ekipi mjekësor në përbërje; Ass. Dr. Lulzim Vokrri, Dr.Hajriz Rudari, Dr. Adhurim Koshi, Dr. Ramë Gashani, specializant, kreu intervenimin kirurgjik, i cili zgjati rreth 4 orë. Anestezionin e udhëhoqi Dr. Lavdim Morina, me teknikët e anestezionit dhe stafin përcjellës”, thuhet në njoftim.

Një rast i tillë me sukses të plotë, për herë të parë ishte operuar në vitin 2006.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientja pas 7 ditëve hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori