LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 10 kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Këta janë 10 kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancë të re plenare ku do të përzgjedh pesë nga dhjetë kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Telegrafi ka siguruar emrat e dhjetë kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen votimit të fshehtë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Këta janë kandidatët:  Nexhmi Rexhepi, Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriqiq.


Ndërkaq, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet “Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë  gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj.

Lidhur me këtë ka shkruar sot edhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.

Ai në një postim në Twitter shkruan se votimi i deputetëve për t’i plotësuar pesë vendet e lira të punës në Gjykatën Kushtetuese është çelësi për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Delawie u ka bërë thirrje deputetëve të lënë anash politikën dhe të zgjedhin kandidatët që janë më të mirët për gjyqtarë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori