LAJMI I FUNDIT:

Kromi dhe diabeti

Kromi dhe diabeti

Kromi është në interes të personave që janë të diagnostikuar me diabet, pasi që shkencëtarët kanë sugjeruar se ky nutrient mund të jetë i përshtatshëm për zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Në fakt, kromi anë e mbanë botës ka filluar të njihet si nutrient që mund të përdoret për menaxhimin dhe trajtimin e diabetit, transmeton Telegrafi.

Çfarë është kromi?


Kromi është mineral esencial i cili mund ta ‘sundojë’ insulinën, dhe zakonisht humbet në ushqimet e përpunuara.

Çfarë ka të bëjë kromi me diabetin?

Sipas hulumtuesve, shumë studime të mëhershme kanë sugjeruar se kromi i zvogëlon nivelet e insulinës dhe e përmirëson metabolizmin e sheqerit në gjak te personat obezë dhe te ata që janë të diagnostikuar me tipin 2 të diabetit.

Richard Anderson kishte konfirmuar se të gjitha studimet me krom kishin treguar për efekte pozitive te personat me diabet.

Çfarë efekte anësore mund të ketë kromi?

Ndonëse shumica e ekspertëve thonë se kromi nuk ka efekte anësore, ka disa ekspertë që besojnë se kromi mund të jetë i dëmshëm.

Sipas tyre, kromi mund të ndikojë në neurotransmetuesit e trurit dhe suplementet e tilla mund t’iu shkaktojnë dëme individëve që vuajnë nga depresioni apo skizofrenia.

Pra, a duhet personat me diabet të përdorin suplemente të kromit?

Se a duhet përdorur personat e tillë suplemete të kromit apo jo, pacientët duhet ta konsultohen patjetër me doktorin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori