Në kuadër të takimeve të rregullta të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian, është mbajtur takimi i tyre i dytë sektorial mes përfaqësuesve të KE-së, përkatësisht nënkomitetit të MSA-së për Bujqësi, Sigurisë Ushqimore dhe Peshkatari dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në këtë takim i cili mbahet në kuadër të kornizës së Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA), Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, tha se bujqësia është një prej sektorëve kyç në ekonominë e vendin, prandaj edhe Qeveria e Kosovës e ka vendosur bujqësinë si prioritet strategjik të zhvillimit kombëtar të vendit, e cila zë vend të rëndësishëm në planin e politikave ekonomike evropiane.
“Ne si institucion kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që të gjeturat e vitit të kaluar t’i adresojmë në planin tonë vjetor të punës. Këtë vit jemi fokusuar në hartimin e legjislacionit, në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së, si dhe jemi munduar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të institucionit tonë, pasi që niveli i kënaqshëm i kompetencës së tyre do të sjellë edhe produktivitet dhe cilësi në vazhdën e punës”, tha Halimi, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e KE-së, njëherësh edhe zëvendësshefja e Fqinjësisë Evropiane në Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Mary Teresa, u shpreh e kënaqur lidhur me raportin dhe detajet e përfshira në të dhe në të gjitha përpjekjet e zyrtarëve të MBPZHR-së për të arritur sukses në rekomandimet e vitit paraprak.
Ndryshe, nën mandatin e MBPZHR për hartimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e Bujqësisë, Blegtorisë, Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes Bimore, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë në vitin 2017 janë hartuar gjithsej 8 projektligje (Projektligji për ushqimin, Projektligji për pijet alkoolike, Projektligji për bujqësi dhe zhvillim rural, Projektligji për farëra, Projektligji për materialin fidanor, Projektligji për veterinarinë, Projektligji për pyjet, Projektligji për gjuetinë), dhe gjithashtu, për zbatimin e ligjeve të miratuara në vitin 2017, nga ministri i MBPZHR-së janë miratuar 6 udhëzime administrative.
Tema e parë e cila u përzgjedh si prioritet i diskutimit në këtë takim ishte tema rreth sigurisë ushqimore në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje