Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka ngritur këtë shqetësim të tij dhe njëkohësisht e ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme nëse policia e kontrollon tërë kufirin me Serbinë, pasi ka shqetësime sipas tij, nga ana e banorëve të Karaçevës.
Fshat në fjalë sipas Hotit, njihet si vend ku ka hyrje të policisë serbe në brendësi të territorit të Kosovës.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Hotit, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi ka theksuar se përgjegjësia për mbikëqyrjen e vijës kufitare me Serbinë është ende nën mandatin e KFOR-it, i cili nuk e ka dorëzuar mandatin te Policia e Kosovës, ashtu siç e ka dorëzuar në pjesët tjera të vijës kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Ai ka thënë se KFOR-i mendon që pjesa e kontestuar ndërmjet fshatrave Novosellë dhe Karaqevë është nën juridiksionin serb në bazë të marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës të vitit 1999 dhe të nënshkruar ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe.
“KFOR-it respekton këtë marrëveshje dhe kërkon të respektohet edhe nga ana e Policisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj gjendje praktike, Policia e Kosovës është e pranishme në kufirin me Serbinë dhe e mbikëqyr këtë pjesë të kufirit në bashkëpunim me KFOR-in. Përjashtim bënë vetëm pjesa e vijës kufitare mes fshatrave Karaqevë e Poshtme, Karaqevë e Epërme dhe Buhovitët, e cila është e pamundur të realizohet nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak të urdhëresës së komandantit të KFOR-it Salvadore Farina të 12 majit 2014, e cila e ndalon përdorimin e rrugës ‘bay pass’, që e lidh rrugën e vetme e cila mundëson Policisë së Koso vës të ketë qasje në këto fshatra”, tha Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës