LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Ryan Reynolds ishte tmerruar nga dukja e aktorit në xhirimet e “Deadpool 2”

Vajza e Ryan Reynolds ishte tmerruar nga dukja e aktorit në xhirimet e “Deadpool 2”
(Foto: Getty Images/JustJared)

Ryan Reynolds ka thënë se dukja e tij në xhirimet e “Deadpool 2” e ka tmerruar vajzën e tij të vogël.

Aktori ka treguar se gruaja e tij, Blake Lively, me dy vajzat (njëra trevjeçare dhe tjetra 19 muajshe) e kanë vizituar shpesh gjatë xhirimeve.


Dukja e Ryan Reynolds në rolin e Deadpool (Foto: Just Jared)

“Kur jam me atë makijazh, është gjë e vështirë për fëmijët e mi, sepse kanë ardhur shpesh në xhirime. Largohem nga shtëpia në mëngjes si baba dhe pastaj në drekë dukem sikur kam fjetur në një furrë”.

Të gjitha lajmet për Ryan Reynolds
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Ryan Reynolds

“Vajza ime njëvjeçare ka bërtitur me orë të tëra pasi më ka parë ashtu. Është torturuese, sepse nuk mund ta largosh menjëherë dhe të thuash: ‘Jo, jo, jo! Shiko, jam unë’, nuk mund ta prishësh makijazhin për të cilin nevojiten katër orë për t’u rregulluar”, ka treguar aktori për EW Radio Spotlight.

Fytyra e Ryan Reynolds në rolin e Deadpool (Foto: MovieWeb)

Rikujtojmë se më 17 maj, Cineplexx do të organizojë sërish evenimentin premierë, këtë herë me filmin komedi, aksion, si dhe njërin nga filmat superhero më të pritur këtë vit, “Deadpool 2”.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që është pjesa e dytë e një franshize shumë të suksesshme.

Padyshim se edhe aktori i njohur Ryan Reynolds (në rolin e Deadpool) është arsye e interesimit për këtë film. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori