LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në BE

Kurti: Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në BE

Serbia nuk po e pengon integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, por janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur vendit tonë ato që po e pengojnë integrimin e Kosovës në familjen evropiane, kurse anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova.

Kështu tha sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tryezën e organizuar nga subjekti i tij me temën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë edhe Kosova si shtet.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u shpreh se duke qenë se vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, BE pret shumë nga shqiptarët, por edhe shqiptarët presin shumë nga Bashkimi Evropian.


Sipas Kurtit në këtë moment Kosova duhet të punojë më shumë me Greqinë për t’u integruar në BE, derisa theksoi se anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova.

“Mund të themi që integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk e pengon Serbia, por e pengojnë pesë shtetet të cilët nuk na njohin me ç’rast ne tashmë ato nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori. Përderisa në njërën anë besojmë që shumë më tepër mund të punojmë me Greqinë në këtë moment gjeopolitik, mbase nuk do të duhej që të humbin kohë shumë me Spanjën për shkak të rrethanave të që ekzistojnë në atë vend. Dhe në anën tjetër përderisa mund të themi se jo Serbia por pesë shtetet mos njohëse e pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, anëtarësimi i Serbisë varet shumë nga Kosova dhe unë besoj që kjo paraqet një element shumë të rëndësishëm të gjeopolitikës dinamike në rajonin përherë të trazuar të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kurti.

Sipas tij në BE më lehtë po integrohen ato vende që presin shumëçka nga BE-ja, por jo gjithçka nga BE, pasi që ato shtete nuk e anashkalojnë politikën nacionale në këmbim të integrimit.

Në lojërat e rrezikshme gjeopolitike sipas profesorit, Mazllum Baraliu Evropa vazhdon të jetë e pavetëdijshme për konsolidimin dhe respektin që duhet ta kenë ndaj çështjes shqiptare.

Sipas tij shqiptarët në shekullin XXI vazhdojnë të jenë të defaktorizuar dhe të pa rëndësishëm për Bashkimin Evropian./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori