LAJMI I FUNDIT:

Gotze dhe Mustafi jashtë skuadrës preliminare të Gjermanisë për ‘Rusia 2018’

Gotze dhe Mustafi jashtë skuadrës preliminare të Gjermanisë për ‘Rusia 2018’
Gotze në miqësoren mes Gjermanisë dhe Italisë në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Autori i golit të fitores në Kampionatin Botëror, Mario Gotze, është lënë jashtë skuadrës së Përfaqësueses së Gjermanisë për ‘Rusia 2018’.

Ylli i Borussia Dortmundit kishte shënuar në kohën shtesë ndaj Argjentinës në vitin 2014 për t’ia siguruar vendit të tij kupën e katër në këtë garë.

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është ftuar, ashtu si dyshja e Manchester Cityt, Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan.


Portugalia publikon listën preliminare për 'Rusia 2018', mungon Renato Sanches
Lexo po ashtu Portugalia publikon listën preliminare për 'Rusia 2018', mungon Renato Sanches

Gjermania është në Grupin F së bashku me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

Mario Goetze dhe Shkodran Mustafi duke biseduar në bankën rezervë gjatë ndeshjes kundër Francës në Stade Velodrome (Foto: Getty Images)

Trajneri Joachim Low ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022, ndërsa më poshtë keni skuadrën preliminare:

Portierët: Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris St-Germain)

Mbrojtësit: Jerome Boateng (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Jonas Hector (Cologne), Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Rudiger (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Mesfushorët: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris St-Germain), Leon Goretska (Schalke), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Ozil (Arsenal), Sebastian Rudy (Bayern Munich), Leroy Sane (Manchester City)

Sulmuesit: Mario Gomez (Stuttgart), Thomas Muller (Bayern Munich), Nils Petersen (SC Freiburg), Marco Reus (Borussia Dortmund), Timo Werner (RB Leipzig). /Telegrafi/