LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar në Mitrovicë për lëndim trupor 

Tre të arrestuar në Mitrovicë për lëndim trupor 

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për sulm fizik ndaj një 53 vjeçari.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në kohën kur viktima Z. H, 53 vjeçar, ishte në lëvizje me veturën e tij në hyrje të qytetit të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën e rastit, ku si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas një pune intensive hetuesit policorë pak orë pas incidentit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre personat e dyshuar:  I.A. 58 vjeçar, Sh.A. 26 vjeçar dhe K.A 28vjeçar.


Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘lëndim trupor’. /Telegrafi/