LAJMI I FUNDIT:

Gjatë kësaj fundjave sanksionohen 147 shoferë nën ndikimin e alkoolit në Shkup

Gjatë kësaj fundjave sanksionohen 147 shoferë nën ndikimin e alkoolit në Shkup

Një person është lënduar rëndë, ndërsa 28 janë lënduar lehtë në 18 prej 29 aksidenteve të regjistruara në tri ditët e kaluara në rajonin e SPB Shkup.

Policia e trafikut i ka sanksionuar 169 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa i ka përjashtuar 229 shoferë, prej të cilëve 147 nën ndikimin e alkoolit, 52 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe 30 shoferë fillestarë.


Nga komunikacioni janë përjashtuar 69 automjete të paregjistruara, 204 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave, ndërsa janë larguar me karrotrecin 114.

Njëmbëdhjetë këmbësorë e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, ndërsa 10 kanë kaluar në udhëkryq në semafor të kuq.

Katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dy janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, gjashtë kanë tejkaluar në mënyrë jo të drejtë, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi, ndërsa 25 nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse me motor, moped dhe motoçikletë./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori