Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka organizuar pritje për delegacionin nga Iowa, që gjatë kësaj jave kanë qëndruar për vizitë në Kosovë.
“Sot na ka bërë bashkë një rast i veçantë, nderi për njerëzit e Iowas, miqtë e Iowas, që ishin me ne këtë javë por kjo është edhe një dëshmi që ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe që do të vazhdojmë të jemi bashkë. Ishte nderi im që isha për vizitë në vendin tuaj dhe është nder për ne sot që ju jeni me ne, jo vetëm sot”, ky ishte falënderimi i Kryeministrit Haradinaj në fjalën e tij drejtuar delegacionit nga Iowa, i cili qëndroi për vizitë në Kosovë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha mes Kosovës dhe shtetit të Iowas.
Kryeministri Haradinaj tha në Kosovë ne jemi shumë të afërt me Amerikanët, me ushtarët, me Ambasadorin Greg Delawie me të cilin kemi kaluar shumë sfida përgjatë kësaj kohe dhe jam i bindur që do të qëndrojmë bashkë, si ekip dhe kjo na bënë këta që jemi.
“Çdo Institucion, çdo organizatë do të jetë me ju mbi themelet e asaj që kemi ndërtuar, për fondacionin e përbashkët, fondacioni i së ardhmes. Jam i lumtur që tani kemi arrit një marrëveshje edhe në fushën e arsimit. Faleminderit të gjithëve, faleminderit Kim Heideman që i bëre bashkë gjithë këta vullnetarë të cilët po e forcojnë bashkëpunimin tonë. Faleminderit për besnikërinë tuaj për të forcuar bashkëpunimin me SHBA-të”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është krenare për këtë miqësi, për këtë lidhje që kemi.
“Zoti e bekoftë Iowan, zoti e bekoftë SHBA-të, zoti e bekoftë miqësinë tonë”, përfundoi fjalimin e tij Kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq Ambasadori Amerikan në Kosovë u shpreh i befasuar me prezencën e madhe të përfaqësuesve të Iowas. Ai tha se kontributi i popullit të Kosovës, por edhe miqve më të mirë e ka sjellë këtu Kosovën, duke i pasur vetëm 10 vite ekzistencë si shtet.
“Kosova nuk ka mik më të mirë se sa SHBA-të dhe në SHBA nuk ka miq më të mirë se sa në Iowa. Ne jemi duke punuar shumë për këtë vend, por sado që bëjmë diplomaci, nuk ka diplomaci më të mirë sesa kontakti i drejtpërdrejt me gjithë ju, të cilën ju po e dëshmoni. Faleminderit për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, të biznesit, të arsimit dhe në projektet e binjakëzimit”, tha ambasadori Delawie.
Ndërkaq Gjenerali Timothy Orr, në pritjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Iowas ka arrit në këtë nivel, falë besimit të ndërsjellë.
“Përgjatë këtyre viteve që vie në Kosovë, kam qenë dëshmitarë i ndryshimeve, kam qenë dëshmitarë i historisë. Ne po bëjmë progres ne po bëjmë histori, falë besimit të ndërsjellë. Bashkëpunimi ynë është model edhe për Departamentin e Shtetit sepse ne besuam te njeri tjetri” tha Gjenerali Orr.
Në këtë ceremoni Kryeministri Haradinaj pranoi edhe Certifikatën e nderit nga dhoma e përfaqësuesve të Iowas për të gjithë kontributin e dhënë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe këtij vendi.
Delegacioni nga Iowa është delegacioni më i gjerë nga SHBA-të, që ka vizituar Kosovën me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. Gjatë kësaj jave të qëndrimit të tyre, me ftesë të Kryeministrit Haradinaj, delegacioni nga Iowa, të përfaqësuar nga institucione të ndryshme kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha me Institucionet e vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Antikorrupsioni hapi rast kundër ministrit Stefan Andonovski pasi babai i tij u bë këshilltar i Mickoskit, ndërsa vëllai i tij shef i shërbimit sekret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kshpk-antikorrupsioni-380x233.jpg)
Antikorrupsioni hapi rast kundër ministrit Stefan Andonovski pasi babai i tij u bë këshilltar i Mickoskit, ndërsa vëllai i tij shef i shërbimit sekret
![“S’është i besueshëm për SHBA-në”, Kurti e komenton deklaratën e Grenellit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-380x233.jpg)
“S’është i besueshëm për SHBA-në”, Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Ngjarja në Lezhë, reagon Policia: Ende nuk e dimë nëse është vrasje apo vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lezhe1-770x431-1-380x233.jpg)
Ngjarja në Lezhë, reagon Policia: Ende nuk e dimë nëse është vrasje apo vetëvrasje
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Burg-foto-780x439.jpg)
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
![Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-gaza-780x439.jpg)
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ambasada-gjermanee-780x439.jpg)
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
![Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/buying-cheese-supermarket-albertsons-safeway-recall-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin