LAJMI I FUNDIT:

Kreu i EOC, Kocijancic: Nuk do ta tolerojmë diskriminimin e sportistëve

Kreu i EOC, Kocijancic: Nuk do ta tolerojmë diskriminimin e sportistëve
(Foto: Getty Images)

Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian (EOC), Janez Kocijancic, ka thënë se organizata që ai drejton nuk do ta lejojë diskriminimin e sportistëve, mirëpo do të presë rezultatet e një hetimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në lidhje me moslejimin e ekipit të karateistëve nga Kosova që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë në Novi Sad.

Karateistët e Kosovës u penguan dy herë për të hyrë në Serbi pas një vendimi të qeverisë së atjeshme për të mos i lejuar sportistët e vendit tonë që të hynin në vendin fqinj.


Zëvendësdrejtori gjeneral i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Pere Miro, ka thënë për insidethegames se ishin “të gatshëm që t’i merrnin masat e nevojshme që kjo situatë të mos përsëritej”. Ai kishte thënë se IOC ishte e njoftuar në lidhje me “pjesëmarrjen problematike” të Kosovës në një garë që zhvillohej në Serbi.

Nuk lejohet për herë të dytë hyrja në Serbi e karateistëve nga Kosova, anulohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Karatesë
Lexo po ashtu Nuk lejohet për herë të dytë hyrja në Serbi e karateistëve nga Kosova, anulohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Karatesë

Ishin mbajtur takime nga IOC, ku ishin përfshirë edhe Federata Botërore e Karatesë, Federata Evropiane e karatesë, Komitetet Olimpike respektive dhe qeveria e Serbisë, dhe sipas Miros, ishte arritur marrëveshje në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Evropian.

Janez Kocijancic (Foto: Getty Images)

Mirëpo, qeveria e Serbisë fillimisht kishte thënë se delegacioni i Kosovës nuk do të kishte të drejtë të shfaqte simbolet shtetërore në këtë eveniment sportiv, ndërsa më pas vendosi që të mos i lejonte karateistët tanë që të merrnin pjesë në turneun evropian.

Kocijancic, kreu i EOC, e ka mirëpritur pjesëmarrjen e Kosovës në evenimentin sportiv, ndërsa ka thënë se organizata e tij është në pritje që hetimi IOC në lidhje me Kampionatin Evropian të përfundojë.

“Sa i përket incidentit në Kampionatin Evropian të Karatesë, është një hetim nga IOC dhe duhet t’i presim rezultatet. Pjesa më e madhe e kësaj po ndodh në nivel politik dhe shtetëror”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk është fusha jonë, ne nuk përfshihemi asnjëherë për të vendosur se cili vend e njeh cilin. Fatkeqësisht, në Evropë kemi shumë probleme të këtilla”.

“Në baza afatgjate, nuk do ta tolerojmë kurrë diskriminimin e sportistëve, në asnjë moment. Është shumë e qartë, Komiteti Olimpik i Kosovës është njohur nga IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar) dhe është anëtar i EOC (Komitetit Olimpik Evropian)”.

“Ata kanë marrë pjesë këtu me të drejta të plota dhe këtu nuk ka absolutisht kurrfarë dallimi ndërmjet komiteteve olimpike. Kur ulemi rreth tavolinës, të gjithë jemi të barabartë”, ka deklaruar Kocijancic.

Serbia vazhdimisht e ka kundërshtuar pranimin e Kosovës nga Federatat Ndërkombëtare sportive. Kosova u bë pjesë e IO (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar) më vitin 2014 dhe debutoi në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori