LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mirë për Rahovecin, MKRS mbështet financiarisht fazën e tretë të punimeve të palestrës sportive  

Lajm i mirë për Rahovecin, MKRS mbështet financiarisht fazën e tretë të punimeve të palestrës sportive  

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot (e hënë) në takim Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në këtë takim, ministri Gashi e kryetari Latifi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Ndërtimi i palestrës sportive në Rahovec – faza e tretë”.


Memorandumi parasheh se Komuna e Rahovecit do të mbështetet financiarisht më vlerë prej 896,327.50 euro për finalizimin e ndërtimit të palestrës sportive, e cila do shërbejë për sportistët e kësaj treve.

Rahoveci do të bëhet me palestër sportive
Lexo po ashtu Rahoveci do të bëhet me palestër sportive

“Në përputhje me zotimet tona si MKRS, do përmbushim mandatin tonë duke krijuar kushte në përmirësimin e infrastrukturës në sport”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

“Pas këtyre investimeve të rinjtë e Rahovecit dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive”.

Bordi i KB Rahovecit, letër për Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala
Lexo po ashtu Bordi i KB Rahovecit, letër për Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala

Ndërkaq kryetari i Rahovecit shprehu falënderim të veçantë për ministrin për nënshkrimin e këtij memorandum, duke e konsideruar këtë veprim të ministri Gashi si të shumë pritur për qytetarët e Rahovecit.

Ky lajm pritet t’i gëzojë jashtëmase qytetarët rahovecian, të cilët kanë më shumë se 10 vite që s’mund ta shikojnë nga afër klubin e zemrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori