Bordi i KB Rahovecit, letër për Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala
Bordi i KB Rahoveci i është drejtuar me një letër Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, konkretisht ministrit z.Kujtim Shala.
Kjo letër lidhet me zvarritjen që po i bëhen përfundimit të punimeve të palestrës së sporteve në Rahovec.
Fatkeqësisht skuadra jonë në bazë të kësaj ecurie duhet që edhe edicionin e ardhshëm, i pari në Superligë, ta luaj jashtë Rahovecit.
Letra e plotë:
Për: Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, z.Kujtim Shala
Nga: Klubi i Basketbollit Rahoveci
I nderuar, z. Shala me anë të kësaj letre dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë njëkohësisht edhe neglizhencën e ministrisë që drejtoni lidhur me përfundimin e fazës së tretë të palestër sportive në Rahovec, e cila ka filluar në vitin 2008. Siç e dini Komuna e Rahovecit për herë të parë këtë vit do të ketë një skuadër në elitën e basketbollit kosovarë. Pas shumë mundimeve, sakrificave të shumë brezave dhe angazhimeve 40 vjeçare,
KB Rahoveci ka bërë historinë duke u inkuadruar në Superligë. I gjithë angazhim i bërë në edicionin e kaluar është bërë me shpresën që qytetin ynë do ta ketë vendin ku banorët e kësaj ane do ta kenë mundësin ta shohin skuadrën e tyre.
I nderuari ministër Shala, klubi është në konsolidim e sipër në bazë të kërkesave nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe njëra ndër to është edhe puna me katër kategori të grup moshave të reja, kjo e bënë edhe më të vështirë plotësimin e kushteve që kërkohen nga klubi për shkak të mungesës së infrastrukturës gjë që rrezikon seriozisht marrjen e licencës për të garuar në Superligë. I nderuari z. Shala, KB Rahoveci duhet t’i zhvilloi stërvitjet por edhe ndeshjet zyrtare në Therandë dhe kjo bënë që skuadra të ketë shpenzime enorme por edhe mbështetje më të vogël nga sportdashësit pasi ata nuk kanë mundësi që të udhëtojnë në çdo ndeshje. I nderuari ministër, Rahoveci njihet edhe si qytet i sportit pasi me dekada të tëra ka pasur shumë skuadra në disa sporte por që e kanë shuar aktivitetin e tyre për arsyen kryesore, mungesën e infrastrukturës. I nderuar ministër, përfundimi sa më i shpejtë i palestrës sportive në Rahovec garanton riaktivizimin e rinisë dh të shumë njerëzve të tjerë që janë të gatshëm të ngjallin sportin në komunën tonë. Prandaj z. ministër, duke shpresuar se kjo letër nuk do të has në vesh të shurdhër, kërkojmë nga ju që konform kompetencave që keni të përshpejtoni procedurat e vazhdimit të punimeve në mënyrë që para edicionit te ri ta gjej komunën tonë me Palestër Sportive dhe që KB Rahoveci t’i zhvilloi ndeshjet e Superligës në vendin e vetë.
Bordi i KB Rahoveci
Data: 29.07.2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t’u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Ardhja e Ancelottit i befasoi lojtarët e Real Madridit, pasoi një ‘çmenduri’ e plotë në dhomën e zhveshjes
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën – “bishë” në transformim trupor
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak