Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marr pjesë në tryezën e organizuar me rastin e shënimit të 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
Në tryezën e organizuar me këtë rast nga STIKK dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e përkrahjes së Gjermanisë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit politik dhe ekonomik, me theks të veçantë në përkrahjen ekonomike që ka dhënë shteti gjerman.
“Gjermani përmes taksapaguesve të vet është donatori më i madh bilateral në Republikën e Kosovës dhe kjo është për tu respektuar, sepse me vite të tëra në shumë sektorë ka pasur një angazhim të madh për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Beqaj, përcjell Telegrafi.
Beqaj ka folur edhe për prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapjen e mundësive për zhvillim ekonomik të Kosovës, duke specifikuar se Ministria që ai drejton është në fazën e përgatitjes së kornizës ligjore më anë të së cilës do të trajtohet inovacioni dhe ndërmarrësia në Kosovë.
“Rruga e futjes së konkurrueshmërisë në Kosovë duhet të shkojë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, përmes sektorit privat”, shtoi ministri Beqaj, duke vlerësuar lartë rëndësinë e përkrahjes së këtij sektori, që sipas tij po bënë revolucion të ri industrial në botë, i cili duhet të shoqërohet me një sër veprimesh institucionale, në veçanti në fushën e edukimit.
Ministri Beqaj në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur edhe për nisjen e procesit të ndarjes së granteve për OJQ-të dhe inovatorët individual nga MIN, proces ky që pritet të fillojë në pjesën e dytë të muajit maj. Në fjalën e tij, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka folur edhe për Parkun Rajonal për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, që pritet të hapet në fillim të vitit 2019, duke ftuar të gjithë për bashkëpunim në funksionalizimin dhe popullimin e tij me ndërmarrje të reja shërbyese dhe prodhuese /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Auto Mita shënon 5:0 në Kampionatin Evropian!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/b7e4096c-3eee-4ccc-9ac0-10ef067385fe-380x233.jpg)
Auto Mita shënon 5:0 në Kampionatin Evropian!
![Zbuloni zbritjet dhe ofertat verore në Melodia Px](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/20240621-Telegrafi-Lajm-01-380x233.png)
Zbuloni zbritjet dhe ofertat verore në Melodia Px
![Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Durmishi: Po ecin me ritme të shpejta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/foto-2-380x233.jpg)
Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Durmishi: Po ecin me ritme të shpejta
![Akulloret nga Oaza Company: Flladi veror për fëmijët dhe të rriturit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Maxim-1-380x233.jpg)
Akulloret nga Oaza Company: Flladi veror për fëmijët dhe të rriturit
![Parapremiera e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1920x1080_DESPICABLE_ME_4_KS-380x233.jpg)
Parapremiera e "Despicable me 4" me 22-23 Qershor me shumë surpriza unike
![Filloi sezoni veror në Central Park me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/Central-Park.jpeg)
Filloi sezoni veror në Central Park me "Bota Jote e Aventurave"
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqiperi-kresore--380x233.jpg)
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
![Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rodri-380x233.png)
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
![Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arrestimi-fajde-380x233.jpg)
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
![Publikohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/endrick-1-380x233.jpg)
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
![Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-6-380x233.png)
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
![Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/palmer-1-380x233.png)
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë