LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Boshkoskit

Mijallkov: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Boshkoskit

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov nuk e ka ndërmend t’i kërkoj falje ish-ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Ljube Boshkoskit, për mënyrën e arrestimit të tij, gjykimit dhe dënimit me burg.

Ai thotë se në gjyq e ka përshëndetur si shenjë të mirësjelljes ndaj dikujt që e njeh, duke shtuar se nuk i ka kërkuar falje.


Sipas tij, vlerat demokristiane thonë se duhet të kërkoj falje ai që gënjen, prandaj edhe e ka pranuar kërkim faljen e Boshkoskit para gjashtë vitesh.

Mijallkovi shprehet se shpreson që ish-ministri të mos thotë gënjeshtra tjera në opinion./Telegrafi/

Boshkoski: Mijallkov me siguri është i gatshëm t’më kërkojë falje
Lexo po ashtu Boshkoski: Mijallkov me siguri është i gatshëm t’më kërkojë falje