LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu e përfundon sezonin me het – trik në Championship

Nuhiu e përfundon sezonin me het – trik në Championship
SHEFFIELD, ENGLAND - JANUARY 26: Atdhe Nuhiu of Sheffield Wednesday shoots past Liam Moore of Reading during The Emirates FA Cup Fourth Round match between Sheffield Wednesday and Reading on January 26, 2018 in Sheffield, United Kingdom. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Sheffield Wednesday 5-1 ndaj Norwich Cityt.

Sulmuesi nga Presheva, ka shënuar het-trik në këtë triumf të skuadrës bardh e kaltër.


Golin e parë Nuhiu e arriti në minutën e 14-të, kur pas një harkimi të mirë në zonë nga Reach, sulmuesi nga Kosova shënoi me kokë për 1-0.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, golin e dytë personal në këtë sfidë e arriti pasi kaluan fiks një orë lojë.

Atdhe Nuhiu (Photo / Getty Images)

Ndërkohë për ta kompletuar het-trikun, Nuhiu shënoi në minutën e 91-të nga pika e bardhë.

Kësisoj Championshipi anglez përfundoi me fitore për Sheffieldin dhe me një het-trik për sulmuesin shtatlartë.

28-vjeçari e përfundoi këtë edicion me 11 gola në Championship që është edhe një rekord për të pasi asnjëherë më parë nuk kishte arritur 11 gola brenda një sezonit.

Përveç golave të shënuar, sulmuesi shtatlartë ka bërë edhe pesë asistime. /Telegrafi/