LAJMI I FUNDIT:

Meçi mes Haye dhe Bellew: Paratë e garantuara për dy boksierët

Meçi mes Haye dhe Bellew: Paratë e garantuara për dy boksierët
(Foto: Getty Images)

David Haye është zotuar se “do ta lë shpirtin” në ring në rimeçin kundër Tony Bellew, mirëpo një duel i tillë boksi ka edhe të ardhura të mëdha.

Në përballjen e parë mes tyre, Bellew i befasoi të gjithë duke triumfuar ndaj ish-kampionit të botës, pasi britaniku e kishte lënduar tetivën e Akilit në raundin e gjashtë.


Të gjitha lajmet për David Haye
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për David Haye

Stafi i tij u detyrua ta hidhte peshqirin dhe ta dorëzonte meçin në raundin e 11-të, pasi 37-vjeçari u nokautua dy herë nga Bellew.

David Haye u nokautua dy herë nga Tony Bellew në meçin e parë (Foto: Getty Images)

Edhe pse e kishte humbur meçin në marsin e vitit të kaluar, Haye kishte përfituar 4.2 milionë funte (4.75 milionë euro).

Të dy boksierët i kishin të garantuar nga 2.5 milionë funte (2.83 milionë euro), por britaniku përfitoi më shumë falë marrëveshjes në lidhje me transmetimet me pagesë.

Të gjitha lajmet për Tony Bellew
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Tony Bellew

Edhe Tony përfitoi 2.8 milionë funte (3.17 milionë euro) asokohe, falë marrëveshjeve të ndryshme.

(Foto: Getty Images)

Edhe për duelin të shtunës, të dy boksierët i kanë të garantuar nga 2.5 milionë funte (2.83 milionë euro), mirëpo kjo shifër do të rritet shumë më tepër për shkak të popullaritetit më të madh dhe përfitimeve nga transmetimi televiziv.

Mirëpo, nuk është bërë e qartë se cili do të përfitojë më shumë kësaj radhe, Haye apo Bellew dhe se a do të varen fitimet nga boksieri që do ta fitojë meçin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori