LAJMI I FUNDIT:

Smakiqi: Në polici do të pranohen më të mirët (Video)

Smakiqi: Në polici do të pranohen më të mirët (Video)

Pasi policia gjatë muajit mars hapi konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj të saj, interesimi i të rinjve për të konkurruar është shumë i madh.

Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismajl Smakiqi, tha se do të pranohen më të mirët.

“Është një interesim shumë i madh i të rinjve që të jenë policë të Kosovës. Ky është një fat i mirë për Policinë e Kosovës dhe për Akademinë që të pranojë më të mirët e mundshëm nga ata që konkurrojnë në këtë konkurs”, tha Smakiqi.


Ai tregoi se mund të pranohen deri 300 policë në konkursin e hapur.

“Thuhet që do të jenë më pak se 300, mes 250-300, është çështje e buxhetit të vetë policisë sa do të ketë mundësi të sjellin. Meqenëse në numrin prej 8000 policëve sa i ka Kosova, gjithmonë ky numër mund të lëvizë, sepse ndonjë polic ose del në pension, ose largohet për ndonjë shkak, me një fjalë ky numër gjithmonë është i varur prej atyre që largohen nga policia”, tha Smakiqi për Kallxo.com.

Ai foli edhe për testet të cilave do t’u nënshtrohen kandidatët për policë.

“Pas hapjes së konkursit policia fillon me testime e veta që i ka, të cilat janë një mori testesh që do t’u nënshtrohet kadetët e ardhshëm, dhe pas përfundimit të testimit policia e përgatit regjistrin, gjegjësisht kadetët që do të vijnë në akademi”, tregoi Smakiqi.

Ai shtoi se kandidatët arrijnë të bëhen zyrtarë policorë vetëm pas përfundimit të trajnimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

“Në momentin e pranimit ata nënshkruajnë një kontratë me Policinë e Kosovës dhe e kanë titullin e kadetit, vijnë në Akademinë e Sigurisë, fillojnë procesin e kualifikimit, trajnimit profesional, i cili zgjat dy vjet e gjysmë. Pa përfunduar trajnimin bazik ata nuk mund të jenë zyrtarë policorë”, tha Smakiqi.

Kandidatët për policë do ti nënshtrohen testit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik. kontrollimit mjekësor dhe verifikimit të së kaluarës.

Për të pasur të drejtë konkurrimi, kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës të moshës 18 deri 30 vjet, të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale, të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale, të mos posedojnë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar), të kenë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori