LAJMI I FUNDIT:

Spallettit do t’i zgjatet kontrata edhe për dy vjet me Interin

Spallettit do t’i zgjatet kontrata edhe për dy vjet me Interin

Interi ka vendosur t’i vazhdojë kontratën trajnerit italian, Luciano Spalletti. 

Nerazurrët dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin italian pavarësisht nëse kualifikohen ose jo në Ligën e Kampionëve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi beson në profesionalizmin dhe aftësitë e strategut që në të kaluarën ka drejtuar edhe Romën.


Marrëveshja e tanishme do të mbarojë në qershor të vitit 2019 dhe kishte pasur thashetheme që Nerazzurët mund të ndryshonin kursin nëse nuk arrijnë të përfundojnë në top katër vendet e para të Serie A.

Megjithatë, tani raportohet se drejtori Piero Ausilio do të ulet me Spalletti për të diskutuar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2021.

Ndryshe, Inter aktualisht gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelore me 66 pikë, katër më pakë se Lazio.

Zikaltërit gjatë ditës së nesërme do të takohen me skuadrën e Udineses. /Telegrafi/