LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Partitë politike të shprehin vullnetin dhe gatishmërinë për krijimin e ligjit të ri zgjedhor (Video)

Ahmeti: Partitë politike të shprehin vullnetin dhe gatishmërinë për krijimin e ligjit të ri zgjedhor (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për reformën zgjedhore dhe nevojën për adresimin e kësaj çështjeje nga partitë politike.

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke folur për mbajtjen e tryezave nga subjektet politike, ka thënë se rrethanat e krijuara kanë determinua edhe këto tryeza, dhe që sipas tij është shumë mirë që ka ide të tilla që të provohet të ndërtohet një konsensus për çështjet që janë aktuale në vend.

“LDK qëndrimet e veta i ka të njohura dhe i ka bërë publike. Ligji zgjedhor është i vitit 2008 ka pasur disa ndryshime amandamentim në vitin 2010 që kanë të bëjnë me PZAP-in, dhe mbajtja e disa zgjedhjeve prej 2008 e deri tash determinon një domosdoshmëri të uljes së akterëve relevantë që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor dhe organin e KQZ për të parë se cilat kanë qenë të metat deri tash”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Përballje”, transmeton Telegrafi.


Ahmeti ka theksuar se është e nevojshme që partitë politike të shprehin vullnetin dhe gatishmërinë e ndërtimit të një ligji të ri zgjedhor.

Ai po ashtu ka përmendur edhe tri pikat kryesore në kërkesën që ka adresuar LDK-ja ditë më parë.

“Janë tri pika në kërkesën që e ka adresua LDK: e para është që për çështjet kyçe në nivel vendi të ulemi dhe të dakordohemi, e dyta të vendosen parimet me të cilat do të adresohen këto çështje në nivel vendi dhe e treta është përgatitjet teknike për zgjedhjet”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori