LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Nder që të bëhem trajner i Rangers, klub i madh me histori dhe traditë

Gerrard: Nder që të bëhem trajner i Rangers, klub i madh me histori dhe traditë
Foto: Rangers/Twitter

Steven Gerrard ka folur pas zyrtarizimit të tij si trajner i ri i skuadrës skoceze, Glasgow Rangers.

Sot (e premte) gjatë ditës klubi skocez dhe legjenda angleze e Liverpoolit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo i ka bërë të lumtur dhe krenarë të dyja palët, sikurse Gerrardin ashtu edhe drejtuesit e klubit

Zyrtare: Gerrard, trajner i ri i Rangers
Lexo po ashtu Zyrtare: Gerrard, trajner i ri i Rangers

“Jam i nderuar që të bëhem menaxher i ardhshëm i Rangers”, ka thënë fillimisht Gerrard.


“Unë kam respekt të madh për këtë klub futbolli, historinë dhe traditën e tij”.

“Nuk mund të pres që të fillojmë këtë udhëtim të ri në Rangers, ndërsa ne shikojmë për të ndërtuar mbi sukseset e shumta që ka arritur ky klub”, përfundoi anglezi.

Edhe kryetari i klubit, Dave King shtoi: “Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë sot se Steven Gerrard do të bëhet menaxher i ardhshëm i Rangers”.

“Që në fillim, bisedimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive dhe ne besojmë se Steven është njeriu i duhur për të shtyrë Rangersin përpara”.

“Ai ishte shumë mbresëlënës gjatë negociatave tona dhe jemi të bindur se ai ka njohuritë dhe temperamentin e nevojshëm për të udhëhequr klubin për suksesin që ne të gjithë dëshirojmë”.

“Kjo është një ditë e veçantë për klubin tonë, tifozët tanë dhe Steven”, përfundoi kryetari i klubit skocez. /Telegrafi/