LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gerrard, trajner i ri i Rangers

Zyrtare: Gerrard, trajner i ri i Rangers
Foto: Rangers/Twitter

Skuadra skoceze, Glasgow Rangers ka zyrtarizuar legjendën angleze, Steven Gerrard si trajner të ri të skuadrës.

Gerrard u përfol që do të marrë detyrën e trajnerit të Rangers dhe tanimë kanë ardhur edhe konfirmime se është bërë trajner kryesor i skuadrës së parë.

Legjenda angleze është zyrtarizuar gjatë ditës si trajner i ri i skuadrës së madhe skoceze, Rangers.

Është vet klubi skocez që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me ish-kapitenin e Liverpoolit.

“Rangers janë të lumtur të konfirmojnë se Steven Gerrard ka pranuar të bëhet trajner i ri i klubit tonë”.

“Ish-kapiten i Liverpoolit dhe Anglisë do të bashkohen me klubin skocez këtë verë në një marrëveshje katërvjeçare”, thuhet në komunikatën e klubit skocez.

Klubi skocez nuk ka zbuluar tjera gjëra, por sipas mediave Gerrard thuhet se ka zgjedhur edhe ndihmësin e tij, i cili mendohet se do të jetë Gary McAllister.

Ndryshe, kjo do të jetë pozita e parë menaxhuese e Gerrardit në kohë të plotë. Ai kishte shërbyer si trajner i Akademisë së Liverpool që nga prilli i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori