LAJMI I FUNDIT:

Në Gjakovë tre të arrestuar për vjedhje dhe grabitje

Në Gjakovë tre të arrestuar për vjedhje dhe grabitje

Gjatë periudhës së fundit në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të grabitjeve dhe disa raste të vjedhjeve, e me theks të veçantë vjedhje të biçikletave.

Hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  kryerësin e mundshëm në lidhje me 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat gjatë fazës hetimore para penale kryerësi i ka pohuar në tërësi.

I dyshuari i arrestuar  N. J. i moshës 46 vjeçar, me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.


Po ashtu hetuesit rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes. Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë: L. B. 19 vjeçar, Q. N. 17 vjeçar.

Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori