LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e super sedanit BMW M5, rival i fortë për AMG E63 S (Foto)

Rrjedhin detajet e super sedanit BMW M5, rival i fortë për AMG E63 S (Foto)

Më i fuqishmi BMW M, do të bëhet edhe më i mirë

Gjenerata fundit e M5, ishte makina me e fuqishme që ka lansuar ndonjëherë linja M, pasi ka motorin 4.4-litra turbo-dyshe V8 që prodhon 600 kuajfuqi, transmeton Telegrafi. Megjithëse e duam shumë këtë sedan, i riu do të jetë edhe më i mirë sepse do të përfshijë M5 Competition Package. Prodhuesi gjerman ende nuk ka bërë të ditura detaje shtesë, por njohësit kanë shfrytëzuar forumet që të tregojnë detajet që besohet se kanë rrjedhur prej kompanisë.


Sikur pretendimet të jenë të vërteta, M5 i ri ka motorin e njëjtë por që prodhon 25 kuajfuqi më shumë. Me 625 kuajfuqi, mund të konkurrojë lehtë me Mercedes-AMG E63 S, që ka 22 njësi më pak. Në të njëjtën kohë, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, arrin për një sekondë më shpejtë se standardi që i zë me 3.3-sekonda. Që është për një sekond më i shpejtë se rivali nga AMG.

Shpejtësia maksimale nuk është përmendur, por njohësit besojnë të jetë rreth 300 kilometra në orë. Nuk është thënë as sa do të kushtojë, por mësohet se për tetë mijë euro më shtrenjtë se modeli i tanishëm. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori