LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton M3 CS, më shumë fuqi e më pak kilogramë

BMW prezanton M3 CS, më shumë fuqi e më pak kilogramë

BMW do të ofrojë M3 CS në një numër të kufizuar të njësive, kurse blerësit mund të llogaritin në ndërruesin automatik me tetë shpejtësi dhe në tërheqjen me të katër rrotat.

Në njësinë M të BMW-së, kanë përdorur recetën e ngjashme që e kanë ofruar për gjeneratat e mëparshme të M3, kështu me logon CS edhe kësaj radhe vjen M3 që është më i lehtë dhe më i fuqishëm sesa versioni M3 Competition, mbi bazën e të cilit është prodhuar, transmeton Telegrafi.

Më shumë fuqi dhe më pak kilogramë, nënkupton se motorit 3 litërsh me gjashtë cilindra, i ndihmon që të prodhojë 550 kuaj-fuqi.

Më pak kilogramë, është rezultat i përdorimit të karbonit nga i cili janë bërë shumica e komponentëve të karrocerisë, përfshirë kapakun e motorit.

Aty janë edhe fellnet 20-inç dhe gomat Michelin Pilot Sport Cup, me dimensione 275/35/19 përpara si dhe 285/30/20 prapa.

M3 më i fuqishëm që do të fillojë prodhimin në mars, i nevojiten vetëm 3.4 sekonda që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 302 kilometra në orë, kurse në Munih kanë bërë të ditur se do të jetë kufizuar numri i njësive.

Pavarësisht se nuk e zbuluan numrin e tyre të saktë, për një Competition Sport (CS) në Gjermani duhet ndarë nga buxheti 146 mijë euro. /Telegrafi/