LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Atletico duhet të luajë me zemër ndaj Arsenalit për të arritur finalen

Simeone: Atletico duhet të luajë me zemër ndaj Arsenalit për të arritur finalen
Diego Simeone (Getty Images)

Diego Simeone ka kërkuar nga skuadra e tij Atletico Madrid që ‘të luajë me zemër’ në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Evropës kundër Arsenalit.

Los Rojiblancos siguruan një barazim 1-1 në Emirates javën e kaluar, për të marrë një avantazh të vogël në ndeshjen e dytë në Wanda Metropolitano në Madrid.

Ndeshja e cila zhvillohet sot (e enjte) pritet të jetë po aq interesante sa e para dhe trajneri Simeone kërkon nga skuadra e tij të luajë me zemër.


“Kjo është një lojë që duhet të luash me zemër”, ka thënë fillimisht Simeone në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Simeone u përjashtua në ndeshjen e parë pas vetëm 12 minutave (Getty Images)

“Ne kemi nevojë që stadiumi jonë të shpërthej me pasion dhe mbështetje, që do t’i transmetojë ekipit dhe do të na shtyjë kundër një kundërshtari të rrezikshëm në një ndeshje të rëndësishme”.

“Arsenali është një ekip me lojtarë fantastikë, një trajner mahnitës, një ekip i rrezikshëm me shumë energji në fazën e sulmit”.

“Ata kanë lojtarë si (Mesut) Ozil që luajnë në mes të linjave, mund të luajnë bukur dhe të krijojnë shumë mundësi, ne e dimë se sa të fortë janë”.

“Ne të gjithë duhet të japim më të mirën – unë si trajner, lojtarët individualisht dhe kolektivisht si një ekip, sepse ne kemi nevojë për një përpjekje të madhe për të arritur në finale”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori