LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Përgëzime lojtarëve, nuk është lehtë të mbrohesh 80 minuta me 10 lojtarë

Simeone: Përgëzime lojtarëve, nuk është lehtë të mbrohesh 80 minuta me 10 lojtarë
Diego Simeone (Getty Images)

Diego Simeone ka folur pas barazimit 1-1 të Atletico Madridit në udhëtim te Arsenali, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Atletico ka marrë një barazim shumë të vështirë në minutat e fundit, pasi për plot 80 minuta luajti me një lojtarë më pak, me mbrojtësin Sime Vrsaljko, i cili u përjashtua pas dy të verdhëve dhe Simeonen që u largua gjithashtu nga gjyqtari.


Trajneri i Atleticos ka folur pas ndeshjes, ku është ndarë i kënaqur me ekipin e tij, pasi sipas tij duhet të kesh topa për tu mbrojtur për 80 minuta me 10 lojtarë.

Gjyqtari përjashton Vrsaljkon dhe Simeonen pas vetëm 12 minutave lojë ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Gjyqtari përjashton Vrsaljkon dhe Simeonen pas vetëm 12 minutave lojë ndaj Arsenalit

“Mbijetesa në Ligën e Evropës do të ishte mënyra më e mirë për ta përshkruar atë”, ka thënë fillimisht Simeone në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Mbaj mend një ndeshje në Barcelonë kur Filipe [Luis] u largua pas 13 minutash, ose në një tjetër lojë të Ligës së Kampionëve kur Torres u largua herë nga loja”.

Sime Vrsaljko (Getty Images)

“Ekipi ka bërë punë fantastike tash e sa vite. Në një stadium të tillë, ku Arsenali luan futboll sulmues, ekipi duhej të vazhdonte i fokusuar në çdo minutë. Kjo është gjëja më e bukur për futbollin”.

“Është shumë e vështirë të luash në Arsenal – një stadium i jashtëzakonshëm, një trajner spektakolar në anën e kundërt – me 10 lojtarë, këta lojtarë të Atleticos, me mënyrën se si luajtën dhe vendosën presing ishte e jashtëzakonshme”.

Ndeshja ishte e luftuar në çdo sekondë (Getty Images)

“Ju nuk keni asnjë ide se sa e vështirë është për tu mbrojtur. Futbolli është për të luajtur dhe të luajturit është pjesa e hareshme, por ju duhet të keni topa për tu mbrojtur me 10 lojtarë për 80 minuta”.

Arsenali dhe Atletico ndahen baras në Emirates, Griezmann zhvlerëson golin e Lacazettes
Lexo po ashtu Arsenali dhe Atletico ndahen baras në Emirates, Griezmann zhvlerëson golin e Lacazettes

“Nëse luani normalisht ju keni më shumë mundësi [për të shënuar], por mbrojtja si kjo tregon karakterin e vërtetë – është një mesazh për ata që vijnë së bashku me ne”.

“Ishte një vit i vështirë. Shumë ndryshime, me një stadium fantastik të ri, shtëpinë tonë të re. Kemi shans 50 për qind për të kaluar”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori