LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për policët e zhdukur: Disa nga kafiqat e Prishtinës po japin këshilla

Haradinaj për policët e zhdukur: Disa nga kafiqat e Prishtinës po japin këshilla

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit tha se është shqetësuese zhdukja e dy policëve të Kosovës, që dyshohet se kanë rënë në lumin Lepenc.

Ai tha se më së vështiri e kanë familjarët dhe të afërmit e tyre, por sipas tij nuk është në rregull që të jepet këshilla prej siç tha ai kafiqave në Prishtinë.

“Më së vështiri e kanë familjarët, të afërt dhe bashkëpunëtorët e tyre, e vërteta është që ka koordinim atje, dhe ka vullnet me pranu çfarëdo përkrahje, qoftë të zhytësve mirëpo ekziston edhe një praktikë disa tu nejt në Prishtinë në kafiqa po u japin këshilla atyre atje qysh me e bo punën, nuk është në rregull ashtu”, tha kryeministri Haradinaj.


Ai e ka quajtur shqetësuese edhe mungesën e sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës.